LAJMI I FUNDIT:

Interi kthen interesimin për Malcomin

Interi kthen interesimin për Malcomin
Malcom (Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Interi ka kthyer shikimet kah sulmuesi anësor i Barcelonës, Malcom.

Malcom u transferua në verë nga Bordeaux te Barcelona për një shifër prej 40 milionë eurove.


Megjithatë, talenti brazilian ka dështuar ta tregojë veten te gjiganti katalunas dhe po konsideron largimin nga Camp Nou.

Vidal e Malcom mund të largohen që në janar nga Barcelona
Lexo po ashtu Vidal e Malcom mund të largohen që në janar nga Barcelona

Interi njoftohet se ka ringjallur interesimin e tyre për Malcomin, i cili mund të largohet nga Barcelona në janar.

Malcom mund të largohet në janar nga Barcelona (Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Mediumi ANSA citon një raport të gazetës Sport, i cili pretendon se Interi janë ‘përsëri në gjurmët’ për Malcom, i cili ia ktheu shpinën Romës për t’u bashkuar me Barcelonën gjatë verës.

Sulmuesi brazilian ka arritur të luajë vetëm 25 minuta në skuadrën e parë nga Camp Nou dhe kjo ka bërë që ai të mendoj largimin.

Tottenhami bënë gati 50 milionë euro për Malcomin
Lexo po ashtu Tottenhami bënë gati 50 milionë euro për Malcomin

Tottenham Hotspur thuhet se kanë treguar interesimin më konkret për lojtarin pasi janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për të.

Në anën tjetër, Nerazzurët duan 21-vjeçarin vetëm në huazim, ashtu sikurse edhe Arsenali. /Telegrafi/