LAJMI I FUNDIT:

Faktet që Davidin e Mikelanxhelos e bëjnë edhe më intrigues!

Faktet që Davidin e Mikelanxhelos e bëjnë edhe më intrigues!

Davidi është realizimi më perfekt i Mikelanxhelos (Michelangelo Buonarroti) dhe statuja më e famshme në botën e artit. Si një nga kryeveprat më të mëdha që njerëzimi ka krijuar, tërheq çdo vit miliona vizitorë duke u kthyer në simbolin e Firences dhe Rilindjes italiane. Më poshtë janë disa fakte rreth kësaj vepre:

– Statuja është 5.17 metra e gjatë, peshon rreth nëntë tonë dhe paraqet aktin sublim të heroit biblik, Davidit, i cili mposht Goliatin në përballjen mes filistinëve dhe izraelitëve.

– Ekzistojnë edhe dy kopje të tjera në ambiente të jashtme. Njëra ndodhet në Piazza della Signoria, pikërisht në vendin ku ishte dikur origjinali dhe e dyta në Piazzale Michelangelo (e bërë nga bronzi, jo mermeri).


– Në ambientet ku gjendet sot (“Akademia e Arteve të Bukura” në Firence) u zhvendos më 1873 për ta mbrojtur nga dëmtimet e kushteve atmosferike.

– Mikelanxhelo punoi për Davidin nga viti 1501 deri në vitin 1504. Kur e nisi ishte 26 vjeç dhe një nga artistët më të paguar të kohës së tij.

– Masa e mermerit të përdorur ishte një projekt i papërfunduar i dy artistëve të tjerë që kishin ndërhyrë, njëri në 1464 dhe tjetri në 1475. Të dy skulptorët e kishin refuzuar në fund bllokun gjigant të mermerit me pretendimin se kishte të meta në të, gjë që do të cenonte qëndrueshmërinë e një statuje të këtyre përmasave. Si rezultat, mermeri u neglizhua për 25 vjet deri në momentin që Mikelanxhelos iu kërkua ta merrte përsipër.

– Vepra është restauruar në vitet 2003 dhe 2004.

– Nga një distancë e afërt mund të dallohet pasioni i autorit për anatominë njerëzore dhe njohuritë e tij të thella për trupin e njeriut. Mjaft të shohësh sytë plot shprehi, falë mjeshtërisë në gdhendjen e bebëzave, damarët e zgjeruar mbi dorë nga tensioni, bustin e tendosur apo kontraktimin e muskujve në këmbën e djathtë, detaje që kanë fituar admirimin e kujtdo.

– Përpjesëtimi i zhdrejtë në disa detaje është tipike e punës së Mikelanxhelos. Statuja ka një kokë dhe dorë të djathtë më të madhe krahasuar me gjymytyrët e tjerë. Mendohet se kjo është bërë me qëllim evidentimin e shprehive të fytyrës dhe përcjelljen e tensionit në momentet përpara se ai të gjuante Golian.

– Sipas biografit të tij, Ascanio Condivi, Mikelanxhelo punoi për statujën në fshehtësi të plotë. Duke qenë se punonte për të jashtë në oborr, kur binte shi ai punonte edhe i lagur, flinte shumë rrallë dhe me rroba veshur, si dhe ushqehej fare pak. /konica.al/

Në trend Kultura

Më shumë
PARAJA

PARAJA

Poezi
Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Kulture
PORTRETI

PORTRETI

Poezi
DIGJITALE

DIGJITALE

Poezi
REFLEKTIME

REFLEKTIME

Poezi
Kalo në kategori