Eden Hazard dhe 15 lojtarët që e kishin ëndërruar Realin që nga fëmijëria
Eden Hazard nuk është lojtari i vetëm që ka shprehur dëshirë për ta veshur fanellën e famshme të Real Madridit, pasi belgu së fundmi ka pranuar se ka qenë ëndërr e tij që nga fëmijëria.
Shumë yje tjera nga bota e futbollit e kanë pranuar të njëjtën gjë, por nuk e kanë pasur fatin që ta realizojnë atë.
Derisa Hazard ka akoma kohë për ta plotësuar ëndrrën e tij, të tjerët është dashur të pajtohen me karrierën te klubet tjera.
Më poshtë jua sjellim disa futbollistë që kanë ëndërruar të luajnë në Estadio Santiago Bernabeu:
Eden Hazard
“Madridi është klubi më i mirë në botë, nuk do ta fsheh ka qenë ëndrra ime që nga fëmijëria”, ka deklaruar mesfushori belg.
Pierre-Emerick Aubameyang
“Real Madridi është klubi im i zemrës, i kam premtuar gjyshit tim se do të luaj për ta, shpresoj ta realizoj një ditë”, ka thënë Aubameyang në vitin 2016.
Neymar dhe Philippe Coutinho
Në një prononcim për Marca në vitin 2008, të pyetur se cili është klubi i zemrës:
Neymar: “Real Madridi”.
Coutinho: “Real Madridi, është klubi më i mirë në botë”.
Radamel Falcao
“Ëndrra e djalit tim është Madridi. Prej se ka qenë i vogël ka dashur të luajë për Realin”, kishte deklaruar babai i Falcaos në vitin 2012.
Rafael Marquez
“Është ëndërr të luash për Madridin, të gjithë duan të luajnë atje”, ka thënë meksikani për Marca në vitin 2002.
Arturo Vidal
“Gjithmonë ka qenë ëndrra e tij që të luajë për Real Madridin. Por, a nuk të pëlqen Italia? – e pyeta unë. Jo, e dua Real Madridin”, ka treguar një i afërm i lojtarit në Colo Colo, në librin e tij biografik.
Juninho
“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Real Madridin, nuk do ta mohoj. Isha 20 vjeçar, bëra një vizitë në Bernabeu dhe kjo më bëri të dua të luaj aty”, është shprehur Juninho për Marca në vitin 2005.
David Trezeguet
“Të gjithë ëndërrojnë ta veshin fanellën e galaktikëve”, ka thënë francezi në vitin 2005.
Lucas Moura
“Të luaj një ditë për Real Madridin, është një ëndërr. Është një prej klubeve më të mira në botë”, ka theksuar braziliani në vitin 2012.
Lilian Thuram
“E dua Real Madridin”, ishte shprehur legjenda franceze në vitin 1999.
Romelu Lukaku
“Ëndrra ime është të luaj në Bernabeu, Madridi është një klub i veçantë”, ka thënë belgu në vitin 2010.
Robert Pires
“Gjithmonë ka qenë ëndrra ime që një ditë luaj për Real Madridin dhe tash dua ta bëj realitet”, ishin fjalët e francezit në vitin 2000.
Joaquin Sanchez Rodriguez
(Presidenti i Real Betsiti, Manuel Ruiz de) Lopera i ka ditur qëllimet e mia që nga dita e parë: Të jem në gjendje të luaj për Real Madridin. Gjithmonë ia kam bërë të qartë sepse ka qenë një mundësi e bukur”, ka thënë Joaquin.
Christian Pulisic
“Secili lojtar i ka ëndrrat e veta dhe ëndrra ime është të luaj për Real Madridin, jo shumë lojtarë në botë e kanë shansin ta veshin atë fanellë”, është shprehur Pulisic.
Kylian Mbappe
“Idhujt e mi janë lojtarët e Real Madridit”, ka thënë anësori i PSG-së. /Telegrafi/
2: Kylian Mbappe
Mbappe is the best young talent in the world right now and has showed his desire to play for Real Madrid.
He’s scoring goals like A STORM whether it is Ligue 1 or Champions League. pic.twitter.com/rqwmsTwKgS— Sunny 💡 (@Its_SuNnYzzZ_77) October 10, 2018
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit