LAJMI I FUNDIT:

Ushqimin që engjëjt e Victoria’s Secret e konsumojnë çdo ditë

Ushqimin që engjëjt e Victoria’s Secret e konsumojnë çdo ditë

Josephine Skriver dhe Jasmine Tookes nuk janë thjesht engjëj të Victoria’s Secret, por janë edhe figura me ndikim në botën e fitnesit.

Këto dyja kanë një llogari Instagram-i të quajtur ‘Joja’, ku aty i ndajnë këshillat e tyra të shëndetit dhe të ushtrimeve fizike me mbi 500,000 ndjekës, transmeton Telegrafi.

Së fundmi dyshja kanë postuar një video ku flasin për karbohidratet – më hollësisht ato kanë treguar nëse konsumojnë karbohidrate apo jo dhe kanë treguar për një karbohidrat pa të cilin nuk mund të jetojnë.


Në epokën e dietave ketogjenike dhe atyre me sasi shumë të vogla të karbohidrateve, padyshim se jemi të lumtur të mësojmë se engjëjve të Victoria’s Secret iu pëlqejnë karbohidratet po aq shumë sa neve.

https://www.instagram.com/p/BoRsz9YgO0k/?utm_source=ig_embed

“Çdo njeri na pyet neve për karbohidratet, dhe që të dyja jemi konsumuese të mëdha të karbohidrateve”, thotë Skriver në këtë video. “Mendoj se karbohidratet janë të rëndësishme për energji dhe çdo gjë. Por Jas, nëse do të kishe mundur të haje vetëm një karbohidrat për tërë pjesën e mbetur të jetës – zgjedh mes pastas, bukës apo orizit”.

https://www.instagram.com/p/Bi7JWIugw9h/?utm_source=ig_embed

Tookes futet në video duke i peshuar opsionet dhe përgjigjet me kujdes: “Mendoj se pa oriz nuk do të kisha mundur të jetoja. Sinqerisht jam e varur pas orizit”, ka rrëfyer ajo.

Edhe Skriver ka pranuar se edhe ajo do ta zgjedhte orizin. /Telegrafi/