Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”, te deponia pranë Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj fillimisht falënderoi të gjithë vullnetarët dhe ata që po angazhohen në këtë iniciativë, duke thënë se kjo gjendje jo e mirë është lënë gjatë, por tani është koha e fundit që mos të lejohet më.
Haradinaj tha se aksioni i nisur për pastrimin e Kosovës e ka një peshë shumë të madhe.
“Falënderoj të gjithë vullnetarët, komunën, rininë e të gjitha partive dhe kompanitë. Është e pakuptimtë dhe këtë gjendje nuk do ta lejojmë më. Në të ardhmen do të ketë edhe masa ndëshkuese”, tha kryeministri Haradinaj.
Koordinatori i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, ftoi të gjithë qytetarët që të vazhdojnë ta ruajnë ambientin dhe të ndihmojnë në ruajtjen e ambientit.
“E kemi obligim që të kujdesemi për hapësirat publike dhe bëj apel të gjithëve që të bashkohen në aksionin ‘Ta pastrojmë Kosovën’. Kështu do të vazhdojmë deri më 15 dhjetor kur do ta kemi Kosovën e pastër dhe do të kujdesimi që këto hapësira të mirëmbahen dhe të ruhen”, tha Hasanaj.
Arbena Reshitaj, këshilltare e kryeministrit Haradinaj, tha se sot më shumë se kurrë po vërehet se sa i rëndësishëm është respektimi i ligjeve mjedisore, implementimi i Udhëzimit Administrativ, i cili është gati dhe shumë shpejt do të miratohet nga Qeveria, për të filluar me ndëshkim për ata që ndotin ambientin.
“Ne po e pastrojmë Kosovën, por ajo që do ta mbajë pastër është respektimi i Udhëzimit Administrativ dhe besoj se me këtë kampanjë e cila po përkrahet fuqishëm nga Qeveria do të jepet një mesazh te qytetarët dhe ata të reflektojnë se sa i rëndësishëm është respektimi i ligjit”, tha Reshitaj.
Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, iu bashkuan edhe tifozët “Dardanët” dhe vullnetarë të tjerë, si dhe kompani të ndryshme të pastrimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale