LAJMI I FUNDIT:

Vetëm këtë vit mbi 10 milionë turistë të huaj në Antalya

Vetëm këtë vit mbi 10 milionë turistë të huaj në Antalya

Numri i turistëve që kanë ardhur në Antalya të Turqisë me rrugë ajrore ka tejkaluar 10 milionë gjatë këtij viti.

Sipas Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të rrethit të Antalyas, vetem në pjesen e parë të shtatorit, nëpërmjet Aeroportit të Antalyas dhe Aeroportit Gazipasha, në këtë qytet kanë ardhur 920 mijë e 391 turistë të huaj.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar të këtij muaji kjo shifër është rritur 23%.


Ndërsa nga data 1 janar deri më 14 shtator numri i turistëve të huaj që kanë mbërritur në Antalya nëpërmjet rrugëve ajrore është 10 milionë e 47 mijë e 672.

Nga këta 9 milionë e 784 mijë e 959 vizitorë kanë zbritur në Aeroportin e Antalyas ndërsa 262 mijë e 713 kanë ardhur në Antalya nëpërmjet Aeroportit Gazipasha.

Sipas kësaj në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve që kanë ardhur në Antalya nga janari në shtator është rritur 28%.

Pra Antalya, këtë vit ka mirëpritur 2 milionë e 574 mijë turistë të huaj më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. /Telegrafi/