Ministri i Arsimit (MASHT), Shyqiri Bytyqi sot ka vizituar shkollën fillore “Mihal Grameno”, në Fushë Kosovë, ku ka thënë se ky vit do të jetë vit i kthimit të vlerave të sistemit arsimor në Kosovë.
Kjo vizitë ka ardhur pas protestave të Këshillit të Prindërve dhe nxënësve të shkollës “Daut Bogujevci” ditë më parë, si shenjë pakënaqësie me vendimin e Komunës së Fushë Kosovës, që objekti i ri i shkollës t’i ofrohet shkollës “Mihail Grameno”.
Ai tha se pavarësisht problemeve që paraqiten, mësimi duhet të vazhdoj siç duhet, pasi profesioni i mësimdhënësit është i shenjtë, raporton Telegrafi.
“Ky vit do të jetë vit i kthimit të vlerave të sistemit arsimor në Kosovë. Kemi marr shumë informacione për komunën e Fushë Kosovës dhe për problemet e shkollave në këtë komunë. Pavarësisht problemeve mësimin duhet ta bëjmë siç duhet. Pasi profesioni i mësimdhënësit është i shenjtë. Konsideroj që prindërit duhet ta luajnë një rol shumë të rëndësishëm pasi nuk mund të lëvizim përpara pa prindër. Duhet të ulemi me prindër dhe të diskutojmë. E kemi të qartë që Fushë Kosova ka shumë probleme, mirëpo shpreh gatishmëri që të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje. Për mu është shumë e rëndë që të mbyllet x shkolla për shkak që s’ka numër të nxënësve, se sa që ka numër të madh të nxënësve pasi këtë do ta zgjidhim bashkë. Shtimi i normave duhet të vij nga Ministria e Financave. Mirëpo ajo për çka jemi të gatshëm është që të shkojmë bashkë tek kjo ministri”, ka thënë Bytyqi.
Ministri i Arsimit tha se komuna e Fushë Kosovës ka nevojë për më shumë shkolla.
“Për shkolla dhe ndërtimin e tyre, Fushë Kosova ka më shumë nevojë. Për çka do që ministria jonë mund të ju ndihmoj jemi të gatshëm. Na obligon shumë që gjithë fëmijëve t’i krijojmë kushte të veçanta për mësimnxënie të mirë. Jemi duke shqyrtuar një mundësi projekti me studentët universitar që janë në përfundim ndoshta vullnetarisht të jenë asistent nëpër shkolla. Besoj që do të gjejmë një mirëkuptim me studentët që të jenë pjesë e këtij procesi”, tha ndër të tjera ai.
Në vizitën që ia bëri kësaj shkolle, ai gjithashtu potencoi se është faza përfundimtare që të depolitizohet arsimi në Kosovë.
“Është faza përfundimtare që ta depolitizojmë arsimin dhe me këtë t’i shtojmë kompetencat e drejtorëve të shkollave. Që të bëhet një menaxher i mirë”, u shpreh ministri Bytyqi.
Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi, kërkoi nga ministri Arsimit që të ofrojnë ndihmë për zhvillimin e kushteve normale të mësimit në këtë komunë.
“Komuna e Fushë Kosovës është një komunë e cila dita ditës po rritet, si nga aspekti i zhvillimit ekonomik, për nga numri po edhe nga nxënësit. Duhet të krijojmë kushte që këta fëmijë t’i zhvillojnë mësimet në kushte normale. Bashkë më stafin e shkollës kërkojmë nga ministria që të na ofroni ndihmë”, tha Krasniqi.
Ndërsa, drejtori i shkollës fillore “Mihail Grameno”, Ismet Gashi theksoi problemet dhe nevojat që i ka ky institucion arsimor.
“Kemi nevojë për një objekt të ri shkollor. Kemi nevojë që të shtojmë dhe 12 paralele, gjashtë në ciklin e ultë dhe gjashtë në ciklin e lartë. Nga viti i kaluar dhe në këtë vit kemi 20 mësimdhënës që nuk janë në sistemin e pagave me buxhet të Kosovës. Këto dy vite të fundit kemi një shqetësim alarmant pasi kemi shtatë nxënës me sindrome Down. Kërkojmë që mësimdhënësit t’i kenë dhe asistentët e tyre për këto raste. Kërkoj gjithashtu një psikolog në shkollë”, ka thënë drejtori Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënë”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
Shqiptari në Angli, kapet me tetë kilogramë kokainë dhe 200 mijë funte
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri