LAJMI I FUNDIT:

Vend me shumë mundësi për të rinjtë në Kosovë – BONEVET në Gjakovë dhe Prishtinë

Vend me shumë mundësi për të rinjtë në Kosovë – BONEVET në Gjakovë dhe Prishtinë

BONEVET sjell një hapësirë krijuese ku ndërtohet një frymë kurioziteti, inovacioni dhe krijimi përmes lojës dhe teknologjisë. Një varg i gjerë i klasave dhe trajnimeve STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Makematikë) mbështet fëmijët në zhvillimin e aftësive të nevojshme për të përballuar sfidat e së ardhmes.

Tani pas një vere energjike dhe entuziaste të Kampit Veror në BONEVET, do të fillojmë me aktivitetet dhe klasat inovatore gjatë muajit Shtator. Gjatë kësaj periudhe BONEVET do të jetë i mbushur me projekte dhe risi të shumta që do mirëpresin të gjithë krijuesit të shprehin idetë e tyre.


Fëmijët do të inkurajohen që të luajnë në mënyrë aktive, të krijojnë lojëra, të dizajnojnë. të punojnë së bashku me fëmijët e tjerë, të programojnë robotë, të krijojnë prototipe me 3D printerë, të zgjidhin probleme, të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit duke mësuar gjuhë të reja, dhe të kuptojnë rëndësinë e vlerave sociale.

Struktura e klasave në BONEVET është organizuar në atë formë ku të rinjtë do të mund të mësojnë aftësi teknike dhe sociale duke përdorur teknologjinë si instrument për të shfaqur talentet e tyre..

Qasja jonë e bazuar në jetësimin e ideve i’u mundëson të rinjve të fitojnë aftësi të punës ekipore, si dhe vetëbesim dhe këmbëngulje gjatë zhvillimit dhe realizimit të projekteve që në dukje janë të paarritshme.

Për të shikuar mundësi të shumta për mosha të ndryshme, shfleto në linkun:

https://www.bonevet.org/classes/