Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, dhe një ndër krerët e Partisë Demokratike moderne të Serbisë, kishte një plan për Kosovën.
Plani i Gjingjiqit, që u vra në vitin 2003, parashihte disa pika për Kosovën.
KosovaPress sjellë dokumentet dhe përmbajtjen e këtij plani, që titullohet: “Strategjia për Kosovën dhe Metohinë (KiM)”.
Aty përshkruhet raporti me Kosovës dhe Serbisë në disa faza, si dhe procese.
Lexojeni të plotë planin e Zoran Gjingjiqit, të dhjetorit të vitit 2002 për Kosovën.
Procesi i tanishëm dhe epilogu i besueshëm
Procesi i tanishëm në Kosovë e Metohi (në tekstin e mëposhtëm sipas origjinalit “KiM”) parimisht është përcaktuar me Rezolutën 1244 dhe me Kornizën kushtetuese, përderisa çështjet konkrete (për shembull statusi ndërkombëtarë i KiM në situatat dhe trupat e ndryshëm) vendosen nga rasti në rast, por në pajtim me frymën e këtyre dokumenteve. Frymë e këtyre dokumenteve është e bazuar në mohimin e çfarëdo lidhjeje të Serbisë dhe KiM, ky fakt kuptohet nga menaxhimi ditor i strukturave ndërkombëtare në KiM.
Përderisa Rezoluta 1244 lejon mundësinë e kompromisit shtetëror (duke folur për AUTONOMINË), Korniza kushtetuese shlyen çfarëdo lidhjeje me Serbinë dhe Jugosllavinë.
Bashkësia ndërkombëtare në vitin 1999 i mori të gjitha kompetencat në KiM, me arsyetimin zyrtarë se do t’i ushtrojë këto kompetenca derisa të gjendet zgjidhja me kompromis, zgjidhja përfundimtare.
Megjithatë, procesi i vërtetë (real) zhvillohet ashtu që këto kompetenca gradualisht barten në strukturat e KiM, dhe atë me shpejtësinë me të cilën këto struktura mund t’i përballojnë ato.
Kur ky proces i bartjes së kompetencave të përfundoj;, nuk do të mbetet asnjë kompetencë për të cilën do të mund të bisedohej me Beogradin, nëse fare do të arrihet që të fillohen këto bisedime.
Në ndërkohë serbët po inkuadrohen në institucionet e KiM, duke bërë që ky koncept i tërësishëm të krijoj iluzionin e legjitimitetit politik.
Çka duhet të ndërmarr Serbia?
Është e qartë se pritja është opsioni më i keç. Edhe nëse për disa vite gjendja në KiM do të përmirësohet (“standardet para statusit”), kjo do të merret si dëshmi se institucionet e pavarura të KiM po funksionojnë. Nëse situata mbetet e njëjtë, kjo do të ndikoj që të vazhdoj më tutje shpërngulja e serbëve. Në të dy rastet gjasat për shtetin e pavarur në gjithë territorin e KiM rriten. Për këtë arsye Serbia duhet të lëvizë iniciativën politike.
Baza e kësaj iniciative duhet të jetë kërkesa që pikërisht në këtë faze të përcaktohen qartë të drejtat dhe interesat e Serbisë në KiM, si dhe të përcaktohen mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të bashkësisë serbe në KiM.
Kjo iniciativë e vendosur, së pari do të befasoj dhe hidhëroj bashkësinë ndërkombëtare, por do ta detyroj atë të ketë politikë konsistente ndaj Serbisë dhe KiM.
Hapi i parë në këtë taktikë është imponimi i temës. Shteti i pavarur i KiM më së lehti do të krijohet në errësirë dhe në heshtje. Posa të ndizet drita dhe posa të fillojnë diskutimet e hapura, gjasat tona rriten.
Kërkesa e parë konkrete në të cilën duhet të insistojmë është kthimi i kontingjentit të ushtrisë dhe policisë, e cila është paraparë me Rezolutën 1244. Duhet të kërkojmë datën e saktë të kthimit. Pakë ka gjasa që kjo kërkesë do të realizohet por me insistimin në këtë kërkesë krijojmë hapësirë për kërkesa tjera.
Kur bashkësia ndërkombëtare të kthjellet nga aktivizmi ynë, të gjithë do ta kuptojnë se Rezoluta 1244 nuk po zbatohet edhe atë vetëm në ato pjesë të cilat mbrojë interesat e Serbisë dhe serbëve, ndërsa korniza kushtetuese është e bazuar vetëm në elemente të cilat mbrojnë shqiptarët, dhe kjo po zbatohet.
Pra, kërkesa tjetër e logjikshme është: ndryshimi, ose së paku korrigjimi i kornizës kushtetuese.
Kjo mund të kërkohet në kohën kur edhe ashtu skadon afati i paraparë vlefshmërisë së Kornizës kushtetuese. Për shkak se Rezoluta 1244 nuk po zbatohet, për shkak se me zbatimin e kornizës kushtetuese gjendja nuk po përmirësohet mjaftueshëm ( janë kthyer vetëm 2% e të ndjekurve), kemi të drejtë të kërkojmë disa mekanizma të ri të normalizimit të gjendjes.
Koncepti ynë
Ajo që ne kërkojmë në Kornizën e re kushtetuese është:
Kushtetutshmëri (në origjinal: “konstitutivnost”, dimensionin kushtetues, vërejtje e përkthyesit) e bashkësisë serbe në KiM.
Kjo kushtetutshmëri do të shfaqet në trajtën e federalizimit të KiM, pranimin e entitetit serb si faktor politik, i cili i ka institucionet e tij përmes të cilave Bashkësia i realizon të drejta e sajë.
Sipas këtij koncepti , sistemi politik i KiM do të bazohej në bashkëpunimin e entitetit shqiptarë dhe atij serb, me që rast secili entitet do të realizonte të drejta e tij përmes institucioneve të veta, kompatibile në mes tyre.
Interesat e përbashkëta do të realizoheshin në organet e përbashkëta (ngjashëm me Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës/BIH/).
Në konceptin e ri duhet përfshirë edhe të drejtën e Serbisë për marrëdhënie të rregullta me entitetin serb, si dhe mekanizmat efikas të mbrojtjes së përmendoreve kulturore dhe fetare.
Po ashtu pjesa e legjislacionit me të cilin entiteti shqiptar realizon të drejtat autonome duhet të jetë në pajtim me standardet e BE.
Këtë KiM të federalizuar do ta pranonte Serbia, në një lloj lidhjeje asimetrike (më shumë se krahinë, më pak se republikë).
Pasojat e mundshme
Nëse bashkësia ndërkombëtare dhe shqiptarët do ta pranonin këtë propozim, për disa vite të ardhshme do të testohej aftësia e këtij koncepti.
Esenca e kësaj do të ishte se gjatë kësaj periudhe Serbia dhe serbët do të kishin “aksionin e tyre të artë” në KiM, pa të cilin dhe kundër të cilit nuk do të mund të merrej asnjë vendim i rëndësishëm.
Megjithatë, para së gjithash shqiptarët, e pastaj edhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare do të ishte kundër konceptit tonë të propozuar.
Në këtë rast Serbia do të kërkonte ndërkombëtarizimin e çështjes. Nëse KiM lëvizë drejt pavarësisë dhe nëse ne nuk mund ta ndalim atë, duhet të kërkojmë;
• Ndarjen territoriale
• Garancinë efikase ndërkombëtare për serbët që mbeten në pjesën shqiptare dhe
• Status të veçantë të objekteve fetare
Çka të veprohet në ndërkohë
Në ndërkohë, duhet të punohet në konceptin autonomisë lokale në KiM. Sepse ky koncept është pranuar nga bashkësia ndërkombëtare, duhet të shfrytëzohet për të krijuar rrjetin strukturave lokale serbe ( këshillat lokal, lidhjeve të bashkësive lokale, fshatrave, etj)
Deputetë serbë në institucionet e KiM duhet të fillojnë me kundërshtimin energjik duke përkrahur tezën se Korniza kushtetuese nuk ka sjellë rezultatet e premtuara, se Rezoluta 1244 nuk është zbatuar, dhe se kërkohen zgjidhje të reja, në drejtimin që u sqarua në konceptin tonë, atë të federalizmit të KiM.
Të gjithë zyrtarët tonë në kontaktet ndërkombëtare duhet t’i theksojnë këto çështje.
Duhet t’i përvetësojmë disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit dhe sa më shumë qeveri perëndimore.
Duhet të animohen mediumet perëndimore me ndikim (si: Der Spiegel në Gjermani, NYTimes dhe Washington Post në SHBA etj).
Konkluzioni
Momenti i fundit që të fillojmë aksionin vendimtar. Arsyeja kryesore është se si pushtet doemos duhet të përcaktojmë interesat shtetëror dhe të drejtat në KiM.
Ka edhe arsye tjera. Janë përfunduar negociatat për bashkësinë e Serbisë dhe Malit të Zi. Na pret puna në Kushtetutën e re të Serbisë. Në të cilën së paku parimisht duhet të dihet çka është sovraniteti i Serbisë. Përfundimisht së shpejti skadon afati i Kornizës kushtetuese të KiM, e cila gjithsesi do të rezultojë me ndonjë lloj deklarimi për pavarësi.
Po ashtu na presin zgjedhjet republikane në Serbi, me që rast nuk guxojmë që të lejojmë që tema e KiM të bëhet pre e demagogëve dhe popullistëve. /KOSOVAPRESS/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëElshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian