LAJMI I FUNDIT:

Maturanti me autizëm u nis i vetmuar për në mbrëmjen e maturës, rrugës e ftuan për shoqëri pesë maturante atraktive (Foto)

Maturanti me autizëm u nis i vetmuar për në mbrëmjen e maturës, rrugës e ftuan për shoqëri pesë maturante atraktive (Foto)

Të kesh autizëm, socializimi është shumë i vështirë dhe këtë e ka përjetuar vrazhdë edhe Brodie Smith nga West Midlands.

Megjithëse ishte i ndrojtur, ai nuk deshi ta humbasë mbrëmjen e maturë dhe u nis i vetëm, teksa kishte veshur një kostum të bukur me tri pjesë, transmeton Telegrafi.

Nuk kaloi gjatë dhe ai u bë me shoqëri, që do ëndërronte çdo 16-vjeçar, kur atë e ftuan pesë maturantet më atraktive të shkollës, që po udhëtonin me një Range Rover të marrë me qira.


Smith me shoqërueset atraktive

Arritja e tij me stil dhe me bukuroshet në krah, është duartrokitur nga të pranishmit, para se të fillonte ahengu i madh.

“Nuk dija asgjë për këtë ndodhi, gjithçka e kuptova të nesërmen. Po qaja gjatë tërë kohës, sepse biri im u nis i vetëm, ngaqë nuk kishte guxim të pyeste dikë për ta shoqëruar” ka thënë nëna e Smith.

Me të mësuar për shoqërinë, ajo ka thënë se ndjehet shumë e lumtur për këtë ndodhi, të cilën adoleshenti nuk do ta harrojë kurrë.

“U gëzuam shumë kur e pamë Brodie që ishte rrugës për në hotel, nuk menduam se do vinte. Andaj vendosëm ta ftojmë dhe ai nuk mendoi dy herë” ka thënë një prej maturanteve që e shoqëruan. /Telegrafi/