Këshilli drejtues i Partisë Liberal Demokrate (PLD) e rishikoi dhe njëzëri e pranoi marrëveshjen e nënshkruar në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Tre deputetët e PLD-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të votojnë “pro” marrëveshjes.
PLD konsideron se marrëveshja ruan identitetin nacional maqedonas. Është mbrojtur edhe populli maqedonas, Gjuha Maqedonase, kultura, shtetësia maqedonase dhe kodet MK dhe MKD, dhe më kryesorja është ruajtur emri i shtetit të Maqedonisë e cila është me parashtresë gjeografike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Arritja më e madhe e kësaj marrëveshje është kushtet për realizimin e interesave strategjike të Republikës së Maqedonisë, këto janë hyrje në NATO dhe BE duke u hapur perspektivat për prosperitet të shtetit në të gjitha segmentet e jetës shoqërore. Në të njëjtë kohë, duam që të shprehim shqetësimin tonë për disa pjesë të marrëveshjes posaçërisht garantimet jo të sigurta që e obligojnë palën greke t’i respektojë dhe ta zbatojë këtë marrëveshje”, thonë nga PLD.
Nga kjo parti më tej shtojnë se institucionet e Maqedonisë duhet të kenë kujdes të veçantë për interesin e shtetit dhe të mos lejojnë që për shkak të interpretimeve të ndryshme të disa dispozitave, të pranohen vendime që janë në kundërshtim me interesat kombëtare maqedonase.
Për PLD-në është kryesore procesi i referendumit ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre. Ata thonë se do të pranojnë çdo rezultat që vjen nga rezultati i referendumit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe