LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Pejës pajiset me ndriçues LED (Video)

Qyteti i Pejës pajiset me ndriçues LED (Video)

Qendra e qytetit të Pejës do të pajiset me ndriçues LED.

Ndriçuesit janë duke e vendosur në të dy anët e rrugës “Mbretëresha Teutë”, nga qendra deri te stacioni i policisë.


Qytetarët shprehen se vendosja e ndriçuesve ka qenë shumë i nevojshëm.

“Kam bërë pyetje, do ti eliminojnë shtyllat e gjata dhe do ti vendosin më të shkurtra, kjo është shumë e mirë”, shprehet një qytetar i Pejës, për RTV Dukagjinin.

Sipas zyrtarëve komunal, projekti do të realizohet nga Komuna e Pejës dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët.

“Është ndriçim i ri LED, do ti zëvendësojmë shtyllat e vjetra. Kjo është vetëm faza e parë e ndriçimit. Vitin a ardhshëm planifikojmë ti ndriçojmë edhe tri rrugë tjera të reja”, është shprehur Durim Sheremeti, shef i kabinetit të kryetarit Muhaxheri./Telegrafi/