Laconexionusa.com pasqyron ekspozitën e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, të titulluar: “Përmes një Urtësie të pashuar, duke kremtuar Europën në Shqipëri, rrallësi dhe larmi”.
“Ish-shtëpia e diktatorit Enver Hoxha sjell këto ditë për herë të parë një koleksion të dorëshkrimeve unike ortodokse bizantine dhe Kuranëve”, nis kështu shkrimin ky medium.
Koleksioni përmban rreth 40 dokumente fetare, letrare, filozofike dhe ligjore, të shkruara nga shekulli VI-të deri në shekullin e XIX-të.
Ato përfshijnë dy kodikë mesjetarë, të njohur në Shqipëri si Kodikët e Purpurt të Beratit, qyteti ku u gjetën, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore jo vetëm shqiptare po edhe botërore.
Më i vjetër, i shekullit të VI-të, është pjesë e listës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe është shkruar me bojë argjendi në pergamenë të purpurt me tekstin grek ungjillor.
“Ajo që e bën këtë kodikë të veçantë është se ka vetëm pesë kopje në botë dhe është perandorake”, shpjegon Sokol Cunga për EFE.
Besohet se ishte shkruar në Kostandinopojë në kohën e perandorit Justinian dhe nuk dihet se si erdhi në Shqipëri. Tjetri, që i përket shekullit IX , përmban 420 fletë pergamene të purpurta me të gjitha tekstet e arta. Në fillim të çdo Ungjillit, faqet janë zbukuruar në ar dhe katër piktura në miniaturë të ungjilltarëve, duke e bërë atë unik në botë, shpjegon Cunga, specialist në Arkivin Qendror të Shtetit.
“Të dy dorëshkrimet janë gjetur të dëmtuar rëndë në vitin 1968 nën dyshemenë e katedrales ortodokse të Virgjëreshës së Beratit, trashëgimisë kulturore të UNESCO-s për arkitekturën e saj tipike osmane”, shkruan Laconexionusa.
Ata u riparuan nga kinezët në vitin 1971, kur Shqipëria e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie vëllazërore me udhëheqësin komunist kinez Mao Tse Tung.
Ndër dokumentet fetare të besimit islam i shkruar në arabisht dhe persisht është ekzemplari i Kuranit të shekullit XV, më i vjetëri që gjendet në Shqipëri.
“Ky Kuran është i shkruar në letër me kaligrafinë ku përdoret bloza e bojës”, thotë eksperti i periudhës osman Rezart Pezani i AQSH.
“E gjithë kjo trashëgimi na jep një mozaik shumë të pasur kulturor të popullit tonë, që nga mesjeta, në periudhën osmane deri në lëvizjet nacionaliste të pavarësisë nga fundi i shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të XX-të”, thekson Cunga .
“Më pëlqen shumë ekspozita, pasi tregon tolerancën fetare laike të popullit tonë të lashtë”, thotë Fatmira Demaj, vizitore.
“Shqipëria ka një popullsi prej 2.8 milionë banorë, nga të cilat 57 për qind janë myslimanë, 10 për qind katolikëve dhe ortodoksëve pothuajse 7 për qind (nga regjistrimet e 2011), dhe kurrë nuk ka vuajtur luftërat për arsye fetare”, vazhdon shkrimin mediumi spanjoll.
“Është shumë interesante për të parë Kuranët në krah të Biblave. Njerëzit në Ballkan kanë jetuar në paqe. Konfliktet, duke përfshirë edhe fetare, kanë ardhur nga politika e mësipërme”, tha turistja boshnjake Rada Jovanoviq, pasi kishte vizituar ekspozitën.
Vizitorë të tjerë janë veçanërisht të interesuar të shohin për herë të parë shtëpinë që shërbeu si vendbanim për diktatorin Enver Hoxha, gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre.
Për shqiptarët kjo shtëpi ka qenë një mister, sepse ajo ishte në Bllokun e pakapërcyeshëm të udheheqesve,e ruajtur ditë e natë nga ushtarë të armatosur të cilët nuk lejojnë askënd pranë.
“Kjo është hera e parë që ka qenë e hapur për publikun për një kohë kaq të gjatë”, tha Cunga.
Interesi i madh i vizitorëve, që nga dita e 5-të e hapjes ka tejkaluar 20 mijë vizitorë, detyroi organizatorët të shtynin ekspozitën edhe për një javë, fillimisht të planifikuar për në 20 maj. /ATA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Mendja naziste
Të lexuarit
Fotografitë më të shtrenjta, të shitura për miliona dollarë (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova