Shkencëtarët danezë besojnë që kanë zgjidhur problemin e disfunksionit erektil me zbulimin e tretmanit të ri të qelizave amë.
Me injektimin e 20 metrave qeliza amë në bazë të penisit është e mundshme të ngjallen nervat dhe enët e gjakut.
Kjo procedurë gjithë organin gjenital e bën më të madh, gjë që me viagër nuk mund të arrihet, transmeton Telegrafi.
Siç shkruan gazeta britanike “Sandy Times” procedura tani aplikohet te meshkujt të cilëve për shkak të karcinomës u është hequr prostata.
Si pasojë e operacionit mund të shfaqet degjenerimi i nervave dhe i enëve të gjakut në penis, i cili për këtë arsye tkurret.
Profesori Soren Seik, drejtor i Qendrës Daneze të Mjekësisë së Regjenerimit, thotë që sërish funksioni i arritur i penisit ka zgjatur më shumë se një vit, mirëpo paralajmëron që janë të nevojshme hulumtime një kohë të gjatë për të arritur vlerësimin përfundimtar.
Ai shton që terapia e qelizave amë mund t’u ndihmojë miliona njerëzve të cilët kanë disfunksion erektil për shkak të sëmundjeve të tjera: diabetit, sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut ose thjesht për shkak të plakjes.
Qelizat amë mund të rriten në shumë inde të ndryshme të organizmit të njeriut, siç janë nervat, mëlçia, veshkat, qelizat e zemrës… janë efikase edhe në ndërtimin e enëve.
Gjatë procedurës, me liposuksi eliminohen qelizat yndyrore nga abdomeni. Ato pastaj centrifugohen, nga to ndahen qelizat amë, të cilat injektohen në penisin e pacientit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur