LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Mishi i prishur nga Belgjika nuk hyri në Kosovë

Musliu: Mishi i prishur nga Belgjika nuk hyri në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, iniciuese e debatit parlamentar për skandalin me mish të prishur, tha që në Kosovë nuk ka hyrë mishi nga Belgjika dhe sipas saj, ky mish është asgjësuar.

“Për herë të parë ky mish është tentuar të futet në Kosovë në shtator të vitit 2016, ndërsa tentative e dytë ishte në gusht 2017. Në të dyja rastet është zbuluar dhe asgjësuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë”, tha Musliu, përcjell Telegrafi.

“Duhet ta themi zëshëm që është bërë asgjësimi i mishit nga Belgjika dhe nuk ka mundur të hyjë në Kosovë”, shtoi ajo.


Ajo propozoi që në fund të debatit parlamentar të votohen rekomandimet në lidhje me këtë temë. /Telegrafi/