U bë dhurimi i çekut në vlerë prej 1,506.26 Euro nga Meridian Express për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programet për shëndetin e fëmijëve.
Fushata “Kontribo për fëmijët , blej produkte Scharf” u mbajt përgjatë muajit Mars, duke e shënuar Marsin si muajin për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në vend.
“Fushata ‘Kontribo për fëmijët, blej produkte Scharf’ është një vazhdimësi e projekteve dhe iniciativave të Meridian Express për të mbështetur shëndetin e fëmijëve në vend. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me ide dhe projekte të reja për të ndihmuar kauza të tilla. Falenderojmë të gjithë konsumatorët që kontribuan ne blerjen e produkteve te brendit Scharf”, u shpreh Yllka Mustafa, Menaxhere për Marëdhnie me Publikun & Reklamim në Meridian Express.
Fushata për ngritjen e fondeve kishte për bazë produktet e brendit Schärf, ku për çdo kafe/çaj që u porosit nga konsumatorët, 10% e vlerës u dhurua në ndihmë të nënave dhe fëmijëve.
Këto fonde do përdoren për të financuar programet shëndetësore të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë që ndihmojnë klinikat e Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në Kosovë.
“Shumë kompani dhe individë po i bashkohen misionit tonë duke organizuar fushata apo ngjarje për të mbledhur fonde. Disa nga ngjarjet që po mbahen për disa vite me radhë janë ngjarjet bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të ShBA-së, Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët, Fushata “Runner for Hearts” si dhe “Bake Sale” në Bentley Wood në Londër. Misioni për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve nuk është vetëm i fondacionit tone, mirëpo i gjithsecilit, andaj ju ftojmë të na bashkoheni me idetë dhe mundësitë tuaja”, tha për fund Janinë Mehmeti, Koordinatore për Ngritje të Fondeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë.
Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike (që përkujdesen për nënat), Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal (që përkujdesen për foshnjat e lindura para kohe) dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës.
Për më shumë www.amchealth.org
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës