LAJMI I FUNDIT:

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë kërkon vendosjen e dialogut për zgjidhjen e problemeve

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë kërkon vendosjen e dialogut për zgjidhjen e problemeve

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë u bëri thirrje liderëve që marrin pjesë në Samitin e 29-të të Ligës Arabe, që organizohet në qytetin Zahran të Arabisë Saudite, për të zhvilluar një plan gjithëpërfshirës për të arritur në pajtim në botën arabe dhe të vendosin dialog të civilizuar për zgjidhjen e problemeve.

Unioni në mesazhin e publikuar para fillimit të Samitit që do të mbahet nesër vë theksin në nevojën për të marrë përsipër përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve të botës islame dhe për përgatitjen e një plani real për shpëtimin e Jerusalemit dhe Mesxhid-i Aksas.


Në mesazh, ku vihet theksi që në vend se të përkrahen armiqtë dhe aleatët, të shpenzohen miliardat dhe të humben kot burimet e vendeve për t’i kënaqur ata, duhet të përkrahet rezistenca legjitime, në lidhje me forcat ushtarake të vendeve u tha se “Ushtritë myslimane dhe arabe janë formuar për të luftuar kundër armiqve, e jo për të zhvilluar luftëra brenda vendit dhe për t’i shkatërruar popujt”.

Samiti i Ligës Arabe, i planifikuar për tu mbajtur në mars ishte shtyrë për 15 prill për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt.

Në Samitin e Ligës Arabe, i cili mbahet në qytetin Zahran për shkak të mundësisë së sulmeve të huthive me raketa balistike, do të mbahen 7 mbledhje, ku do të diskutohet për çështjet e Palestinës, Sirisë, Jemenit, Libisë, luftën kundër terrorit, ndërhyrjet e Iranit dhe për mosmarrëveshjet e brendshme të botës arabe. /TRT /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori