LAJMI I FUNDIT:

Yll Limani kthehet në ‘The Voice’, këtë herë si mysafir

Yll Limani kthehet në ‘The Voice’, këtë herë si mysafir
(Foto: Facebook/Yll Limani)

Netët Live të “The Voice Kids” përveç emocioneve që ofrojnë nëpërmjet artistëve të vegjël, kanë përcjellë emocione në skenë edhe nëpërmjet artistëve të mirënjohur në fushën e muzikës.

Por, cili do të jetë personazhi, që do të ngjitet në skenën e ‘The Voice Kids’ këtë të premte? Ai nuk vjen për herë të parë në ‘The Voice’.


Yll Limani është një këngëtar dhe tekstshkrues nga Prishtina, i cili arriti të bëhej i famshëm për publikun pikërisht pas paraqitjes së tij në edicionin e parë të ‘The Voice of Albania’.

Të gjitha lajmet për Yll Limanin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Yll Limanin

Në maj të vitit 2012, Ylli Limani mori pjesë në ‘Top Fest 9’ me këngën “Shko”, muzika dhe teksti i të cilës ishin krijim i tij.

Po të njëjtin vit,ai publikoi videoklipin “Lart mbi yje”, si edhe këngën “Mos më harro”, transmeton Top Channel.

Në vitin 2013, publikoi videoklipin “A e din ti”, për të vazhduar me videoklipin “I thash asaj” në vitin 2015. Në dhjetor 2016, Ylli mori pjesë në Festivalin e 55-të në RTSH me këngën “Shiu”.

Kënga e fundit e tij doli më 14 nëntor 2017, e titulluar “Dritat’, këngë me të cilën ka më shumë se 20 javë që është pjesë e klasifikimit.

Me bashkëpunimin e tij me 2po2, Limani është ngjitur nga java në javë, në majë të top listës së ‘Top Awards’ derisa arriti të zërë kreun e saj.

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori