LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Përmbushëm detyrimet tona, shumë shpejt qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm

Thaçi: Përmbushëm detyrimet tona, shumë shpejt qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, sot në Kuvendin e Kosovës.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “konsensusi i gjerë i arritur në Kuvendin e Kosovës duhet të shërbejë si platformë afatgjate e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike, sidomos kur në pyetje është interesi shtetëror”.

“Kuvendi i Kosovës i dha fund paqartësisë së panevojshme politike rreth vijës kufitare me Malin e Zi. Ratifikimi i sotëm i marrëveshjes ndërshtetërore, që mbajti peng përplot tre vjet liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, ishte veprim i drejtë i shumicës parlamentare. Ishte një veprim që garanton dhe forcon të ardhmen euroatlantike, duke i hapur rrugë shumë proceseve të rëndësishme për shtetin tonë”, ka shkruar Thaçi.


“Kosova ka humbur mjaft kohë me këtë çështje, e cila padrejtësisht ngadalësoi hapin shtetëror përpara, duke krijuar ndarje politike e shoqërore, që mbase është vështirë të kompensohen për një kohë të shkurtër. Megjithatë, votat e sotme të deputetëve në Kuvendin e Kosovës janë shpresëdhënëse se ata më s’do të ndikohen nga interesat ditore politike, por nga interesi strategjik i Kosovës”, ka thënë ai.

“Konsensusi i gjerë i arritur në Kuvendin e Kosovës duhet të shërbejë si platformë afatgjate e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike, sidomos kur në pyetje është interesi shtetëror. E pikërisht dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një çështje e tillë e interesit shtetëror, në të cilën ne duhet të jemi të bashkuar”.

“Ne i përmbushëm detyrimet tona, prandaj shumë shpejt edhe qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, sepse jam i sigurt se edhe BE-ja do t’i bëjë detyrat e saj pa humbur kohë”.

“Tani duhet që me hapa të përshpejtuar, duke zbatuar pakon e reformave, të krijojmë një dinamikë të re në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE dhe NATO”, ka shkruar presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori