LAJMI I FUNDIT:

Seksi dhe ngjizja: Çka të bëni e çka jo për t’ia rritur vetes shanset e shtatzënisë

Seksi dhe ngjizja: Çka të bëni e çka jo për t’ia rritur vetes shanset e shtatzënisë

Faza kur provoni të ngjizni një bebe është mjaft stresuese. Ndoshta tërë kohën që të dy si çift brengoseni se a jeni duke bërë çdo gjë siç duhet.

Por çfarë duhet të bëni nëse dëshironi të ndihmoni në procesin e ngjizjes? A ka pozicione më të mira të seksit sesa tjerat për ngjizje? A duhet të urinoni pas seksit?

Ekspertët tregojnë gjithçka që duhet të dini, transmeton Telegrafi.


A ka pozicione të seksit më të mira se tjerat për ngjizje?
Varet kë e pyet! Nuk ka ndonjë hulumtim që e dëshmon qartë, por Dr. Amos Grunebaum thotë se ka disa të caktuara. Ai rekomandon pozicionin e vjetër të misionarit, si dhe atë të qenit pasi që mundëson penetrim të thellë.

A ka rëndësi nëse e bëni në kohën e duhur të muajit?
Po, ka shumë rëndësi. Faktori më i madh që mund ta bëjë ndryshimin për shumicën e çifteve është të siguroheni të bëni seks gjatë dy apo tri ditëve para se një femër të ovulojë. Këto janë ditët kur shanset e shtatzënisë janë më të lartat.

A duhet të urinoni pas seksit?
Po, lirisht! Urinimi pas seksit nuk ka ndonjë efekt në shanset tuaja për të mbetur shtatzënë. Kjo sepse menjëherë pas ejakulimit, rreth 65% e spermatozoideve veçse kanë udhëtuar në zverk.

A ndihmon qëndrimi në një pozicion të caktuar pas seksit?
Nuk është nevoja t’i mbani këmbët lart për 20 minuta pas seksit. Pavarësisht se çfarë pozicioni jeni, spermatozoidet do të udhëtojnë në mitër. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Gjithë arsyet pse periodat ju vijnë dy herë në muaj

Gjithë arsyet pse periodat ju vijnë dy herë në muaj

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori