LAJMI I FUNDIT:

Yjet mbështesin fushatën “Dhuroje për nanën” për familjet në nevojë

Yjet mbështesin fushatën “Dhuroje për nanën” për familjet në nevojë

Përmes një video-mesazhi shumë personazhe të njohura e kanë mbështetur fushatën “Dhuroje për nanën”.

Geta Beqa, Leze Qena, Ganimete Jashanica, Anisa Ismajli, Lum Veseli, Donat Qosja, Shkëlzen Veseli e Vedat Bajrami – janë disa nga personazhet e njohura që e kanë mbështetur këtë iniciativë.

“Me 8 mars dhuro një lule, një ëmbëlsirë (çokollatë) dhe një kartolinë. Çdo ditë tjetër, dhuro ngrohtësi dhe dashuri. ‘Dhuroje për Nanën'”, është mesazhi në përshkrimin e videos.


Fushata ‘#DhurojePërNanën’ është iniciativë e ndërmarrë nga tri OJQ, të cilat kanë për qëllim që këtë mars t’ia dedikojnë gruas. Në theks të veçantë janë nënat vetushqyese.

“Këtë vit kemi planifikuar që përmes një dhurate simbolike, e cila përfshin një lule, një ëmbëlsirë (çokollatë) dhe një kartolinë, t’u dhurojmë ngrohtësi dhe dashuri”.

“Fushata jonë do të jetë e madhe, duke bashkuar emra të mëdhenj të skenës politike, artit dhe gazetarisë në një klip të përbashkët duke bërë thirrje për t’u dalë në ndihmë të gjitha nënave. të cilat rrisin fëmijët e tyre me shumë sakrifica. Për gratë e keqtrajtuara”.

“Secili prej jush do të mund të jeni pjesë e kësaj fushate, qoftë përmes rrjeteve sociale duke përdorur #DhurojePërNanën, qoftë me një lule, ëmbëlsirë, kartolinë apo edhe dhurimin e gjakut”.

“Fushata jonë do të zgjasë shtatë ditë dhe vazhdimisht do të informoheni përmes postimeve në këtë event. #DhurojePërNanën”, shkruan në njoftimin e publikuar në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha mbi trashëgiminë familjare: Babai në testament e ka lënë që pasuria të ndahet në mënyrë të barabartë

Drenusha mbi trashëgiminë familjare: Babai në testament e ka lënë që pasuria të ndahet në mënyrë të barabartë

Magazina
Diana - Arionit: A e di që do të t'i bëj letrat e Norvegjisë?

Diana - Arionit: A e di që do të t'i bëj letrat e Norvegjisë?

Magazina
Kreshniku ngacmon Dafinën: Çdo femër që punon, lekët duhet me ia dhënë burrit

Kreshniku ngacmon Dafinën: Çdo femër që punon, lekët duhet me ia dhënë burrit

Magazina
Gresa Hoti tejet joshëse dhe plot stil në fotografitë e fundit

Gresa Hoti tejet joshëse dhe plot stil në fotografitë e fundit

Magazina
Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën

Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën

Magazina
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Magazina
Kalo në kategori