LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet në Vjenë libri i një shqiptari anonim për princ Wiedin

Zbulohet në Vjenë libri i një shqiptari anonim për princ Wiedin

Është zbuluar në Bibliotekën e Vjenës libri i një shqiptari anonim i titulluar “Principata Shqipëri” që mban pseudonimin Karl Thopia.

Përkthyesja Lindita Komani rrëfen se ky libër i 1916-ës u zbulua rastësisht.

“Unë po e kërkoja albanologun Milan Shuflaj për të përkthyer nga ai materialet në gjuhën shqipe”, tha përkthyesja Komani.


Në këtë libër për dalin në dritë disa të vërteta historike për 200 ditët e qëndrimit të princit Wilhelm Wied në Shqipëri, por ende nuk asnjë të dhënë për autorin.

“Nëse mendohet për një autor shqiptar, mes shumë emrave të tjerë mund të jetë edhe Eqerem Vlora, sepse ai zotëronte shumë mirë gjermanishten, e ishte një nip i Toptanasve. Mund të jetë emri Karl Thopia një diversion se kishte lloj legjende se Toptanasit ishin pasardhës të Topiajve. Por, një emër tjetër mund të jetë edhe baroni i njohur Franz Nopcsa. Mund ta ketë shkruar edhe ai, sepse ka disa të dhëna të ngjashme me vlerësimet e tij për Ismail Qemalin. Por, ka shumë teza që duhen vërtetuar”, tha drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi.

Studiuesi Uran Butka u shpreh se zbulimi i këtij libri iu hap rrugën zbulimeve të tjera.

“Ky libër ndriçon mjaft momente të rëndësishme të ngjarjeve të asaj kohe, sidomos të rebelimit Haxhiqamilist, por edhe të përpjekjeve të shteteve fqinje, siç ishin Serbia, Greqia, për të ngjallur një anarki dhe për të shfrytëzuar gjithçka për interesat e tyre”, tha studiuesi Uran Butka. /Shqiptarja/