LAJMI I FUNDIT:

“E pabesueshme, por e vërtetë”, historia se si Reali e lëshoi Coutinhon nga duart në vitin 2008, por çfarë ndodhi me lojtarin që transferuan në vendin e tij?

“E pabesueshme, por e vërtetë”, historia se si Reali e lëshoi Coutinhon nga duart në vitin 2008, por çfarë ndodhi me lojtarin që transferuan në vendin e tij?

Imagjino sikur mund të blije Philipe Coutinhon për 2.5 milionë euro dhjetë vite më parë, por në fund u tërhoqe dhe tani e shikon se si braziliani mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori. Dhe më e keqja se mund të përfundojë te rivali i përbetuar.

Kjo është saktësisht ajo që po ndodh te Real Madridi aktualisht.


Coutinho tani në janar apo në verën e 2018, ka mundësi të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Philippe Coutinho gjatë një aksioni kundër Real Madridit sa ishte pjesë e Espanyolit (Getty Images)

Barcelona është duke e kërkuar seriozisht atë, Liverpooli nuk e ka ndërmend ta lëshojë pa një shumë tepët të madhe, dhe si gjërat po shkojnë në tregun modern të lojtarëve, çmenduria mund të ndodh.

Por, deri këtu për Coutinhon ishte një rrugë e gjatë, ai filloi me Interin aventurën evropiane pothuajse një dekadë më parë, dhe atë për një shumë parash sa që tani nuk mund t’ia blesh Neymarit një këpucë sportive.

Gjërat mund të ishin ndryshe, shumë më ndryshe. Ish-drejtori teknik i Real Madridit, Miguel Angel Portugal, teksa foli në një intervistë për Marcan, tregoi se mund të nënshkruante me Coutinhon në vitin 2008, por në vend të tij nënshkruan në fund një tjetër brazilian, Alipio.

“Coutinho tashmë ishte i mrekullueshëm te Vasco de Gama dhe një emër që përmendej në klub. Të gjitha raportimet për atë ishin favorizuese dhe dukej shumë premtuese të nënshkruanim me atë. Vendimi ishte ta sjellim te Real Madridi”.

Cou duke festuar një gol te Vasco

“Cdo gjë ishte duke shkuar mirë dhe dukej së punët po shkonin bukur për të gjithë, por kur u ktheva në Brazil, një befasi ishte duke më pritur. Presidenti Ramon Calderon me tha se kishin nënshkruar Alipion, një 16-vjeçar që ata e kishin ndjekur te Rio Ave dhe që vëzhguesit e kishin cilësuar si një lojtar interesant”.

“Për të njëjtin çmim që Reali pagoi për Alipion, ata mund të nënshkruan bashkëvendësin e tij (Coutinhon). Është e pabesueshme, por e vërtetë”, ka thënë Miguel.

Coutinho para se të kalonte te Interi, vazhdoi te Vasco si i huzuar. Te klubi italian ai kaloi tre vite dhe nga San Siro u huazua te Espanyoli dhe në fund u ble përfundimisht nga Liverpooli.

Coutinho në momentin që i shënoi Juventusit gol në turneun pre-sezonal (Getty Images)

Kurse, Alipio ka një tjetër histori nga bashkëvendësi i tij, tani yll i futbollit evropian. Ai kaloi dy vite në Bernabeu pa bërë as edhe një paraqitje për skuadrën e parë, kjo para se të kalonte te Benfica.

Në dy vite në Portugali, pastaj vazhdoi për dy vite tjera në Greqi me AC Omonia dhe Apollon Smyrni FC dhe në fund u kthye në Brazil. Ai tani luan për Vila Nova që bën pjesë në elitën e dytë të futbollit brazilian.

Alipio i famshëm, kuptohet për nga historia dhe jo karriera

Fillimisht tifozët e Los Blancos ia vendosën epitetin ‘Cristiano Ronaldo i ri’, por shpejt e kuptuan se Alipio dhe CR7 ishin dy bota ndryshe dhe dallonin si nata me ditë.

Sikur Coutinho të kalonte te Reali në vitin 2008, një gjë është e sigurt, karriera e tij do ishte shumë më ndryshe, por edhe ajo e Alipios. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori