Real Madrid – Barcelona, ose Cristiano Ronaldo kundër Lionel Messit. Brenda një sfidë janë plot dhjetë ‘Topa të Artë’, nga pesë për secilën skuadër.
Por jo vetëm kaq, argjentinasi dhe portugezi janë edhe kryegolashënuesit historikë të El Casicos (mes tyre qëndron një tjetër legjendë, si Di Stefano).
Ju sjellin më poshtë listën e 10 futbollistëve me më shumë gola në El Clasico.
1 – E kush tjetër veç Lionel Messit do ta kryesonte këtë renditje. “Ylli” i Barcelonës i ka shënuar plot 24 gola Realit të Madridit dhe në moshën 30-vjeçare ka mundësi të thellojë edhe më tej këtë rekord.
2 – Alfredo Di Stefano ishte futbollisti që dominonte në vitet ’60. Konsiderohej “Mazja e Zezë” e Barcelonës, sepse i shënonte gjithnjë. U ndal në kuotën e 18 golave në El Clasico.
3 – Barcelona kreonohet me Lionel Messin, ndërsa Reali ka Cristiano Ronaldon. U ka shënuar 17 gola rivalëve të përjetshëm dhe ka rastin të barazojë Di Stefanon.
4 – Raul Gonzalez ishte një specialist për të ndëshkuar “Blaugranat”. Para se t’ia linte stafetën Ronaldos, kishte realizuar 15 gola në El Clasico.
5 – Pas Raul vjen një goleador historik Barcelonës, Cesar Rodriguez me 14 finalizime.
6 – Ferenc Puskas mbërriti në një moshë relativisht të madhe te Reali, megjithatë për aq kohë sa luajti mundi ta ndëshkonte 14 herë Barçën.
7 – Paco Gento i Realit është sulmuesi i tretë që ka mundur ta gjejë 14 herë rrugën e rrjetës në El Clasico.
8 – Me 2 gola më pak, pra më 12, vjen Carlos Alonso, i njohur ndryshe si “Santillana”, i cili luajti për plot 17 sezone me Realin.
9 – Josep Samitier ishte një nga figurat e para të barcelonizmit. I ka shënuar 10 gola Realit.
10 – Plotëson listën e 10 golashënuesve më të mirë në El Clasico po me 10 finalizime meksikani Hugo Sanchez. Një emblemë e Realit në vitet 1985 – 1992.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Jude Bellingham zbulon arsyen emocionale që qëndron pas numrit që bartë në fanellën e Real Madridit
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'