Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Fitorja, kanë votuar për të treten herë me radhë në Gjimnazin “Haxhi Zeka”, në zgjedhjet për kryetar të Istogut.
Rugova, pasi votoi, tha se do të ishte i lumtur që ky proces të përfundojë mirë dhe të mos përsëriten ngjarjet të cilat e kanë përcjell këtë komunë në këto zgjedhje.
“Unë pres një votim të mirë, ashtu siç dinë qytetarët e Istogut dhe të shkojë kjo ditë si është më së miri dhe të respektohet vullneti i votuesve. Kjo është tepër e rëndësishme për demokracinë, por dhe për komunën tonë. Pak me keqardhje i ftoj qytetarët që të dalin sa më shumë në këto votime. E di që është e mundimshme hera e tretë. Por unë besoj që qytetarët do ta japin verdiktin e vet, do ta japin vullnetin e vet do ta japin votën e vet, ashtu qysh duhet. Këtë e pres prej qytetarëve. Më i lumtur do të jem që ky proces të përfundoj mirë e jo të përsëriten ngjarjet e votimit të dytë.
Rugova tha se do ta pranojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, nëse procesi shkon krejtësisht në rregull.
“Nëse procesi shkon krejtësisht në rregull, natyrisht se do të pranohet rezultati pa dilema”, tha ai.
Ndërsa thotë se e di që qytetarët e kësaj komune janë lodhur me votime, por se duhet t’i shkohet këtij procesi deri në fund.
“Unë e di që janë lodh. Është e saktë që janë lodh. Mirëpo unë besoj që do të dalin. Jam i bindur se do të dalin. Dhe unë shpeshherë kam thanë, nëse janë të detyruar të dalin tri herë në zgjedhje, atëherë janë të gatshëm të dalim dhe katër herë e pesë herë dhe të shkojmë deri në fund të procesit. Do të përfundojë procesi gjithsesi”, tha Rugova.
Ndërsa i pyetur rreth bartjes së votuesve nga partitë tjera, ai tha se ata mund t’i bartin votuesit deri tek qendra, por pa ndonjë imponim.
“Unë nuk e di kush janë. Nuk e kam këtë informatë. Ka mundësi që barten. Ka raste që edhe ajo parti edhe tjetra, mund t’i bartin njerëzit për shkak të pamundësisë, për të shkuar në qendra të votimit, pa ndonjë imponim unë besoj”, tha ai./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian