Plasaritjet, ënjta apo dhimbjet e duarve nuk janë shenja fillestare e kancerit
Ndërgjegjësimi për shenjat e hershme të kancerit është thelbësor për diagnostikimin dhe trajtimin e suksesshëm.
Kur kërkojmë simptomat tona në internet, shpesh përballemi me rezultate të frikshme që na bëjnë të mendojmë për diagnoza të rënda si kanceri.
Është përfolur se një nga shenjat e para të kancerit janë plasaritjet në duar, por kjo nuk është e vërtetë: Shenjat si plasaritjet e thata në shuplaka, ënjtja e duarve dhe dhembja në duar janë pretendime të pabazuara dhe nuk mbështeten nga provat mjekësore.
Organizatat botërore kryesore të luftës kundër kancerit, si ato në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, nuk i përfshijnë këto simptoma në listat e tyre të shenjave paralajmëruese të kancerit. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) nuk përmend këto simptoma në doracakun e saj për kontrollin e kancerit.
Simptomat e hershme të kancerit ndryshojnë në varësi të vendndodhjes së tij, apo madhësisë dhe ndikimit që ka në organet ose indet përreth.
Kanceri mund të zbulohet edhe para se të shfaqen simptomat. Për këtë arsye, organizatat e shëndetit këshillojnë kryerjen e kontrolleve të rregullta në bazë të moshës tek doktorët e fushës përkatëse.
Pasi jemi tek simptomat, Cancer Research UK, që është një nga organizatat më të madha bamirëse në botë e dedikuar për kërkimin ndaj kancerit, ka listuar këto simptoma të mundshme: djersitje e rëndë ose temperaturë, lodhje më e madhe se e zakonshmja, gjakderdhje ose mavijosje të pashpjegueshme, dhimbje pashpjegueshme, humbje peshe e pashpjegueshme, ënjtje apo gunga të pazakonta, një nishan i ri apo ndryshim në nishan.
SHËNIM: Ky lajm është ndryshuar në titull dhe në përmbajtje pas verifikimit të vërtetësisë nga verifikuesit e pavarur të fakteve, Faktoje.al.
Titulli aktual: Plasaritjet, ënjta apo dhimbjet e duarve nuk janë shenja fillestare e kancerit.
Titulli i mëparshëm: Simptomat e para të kancerit: Ku shfaqen dhe çka duhet të dini!
– Përmbajta e shkrimit është ndryshuar tërësisht, duke hedhur poshtë pretendimin se duart e njeriut mund të jenë tregues të një kanceri të mundshëm, duke e zëvendësuar me faktin se një gjë e tillë nuk është e mbështetur në prova mjekësore.
– Kemi shtuar disa simptoma të përgjithshme të kancerit, duke u referuar burimeve kredibile dhe në fund një rekomandim për kontrolle të rregullta te mjekët e fushës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A