LAJMI I FUNDIT:

Pse Arban Abrashi iu shmang Duelit në TV Dukagjini? (Video)

Pse Arban Abrashi iu shmang Duelit në TV Dukagjini? (Video)

Sonte në emisionin “Duel D”, të RTV Dukagjini, është dashur të përballen kandidatët për të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), por kandidati i LDK-së ka hequr dorë nga debati.

Përkundër kësaj udhëheqësi i emisionit “Duel D”, Arben Ahmeti, ka realizuar bisedën me kandidatin e VV-së, Shpend Ahmetin, por ka dhënë sqarime lidhur me mungesën e Abrashit në debat.

Ai tha se RTV Dukagjini menjëherë pas raundit të parë u ka dërguar të gjitha shtabeve zgjedhore planin për debatet që do të zhvillohen në kuadër të “Duel D”, pra edhe LDK-së dhe VV-së dhe debati për Prishtinë ka qenë i planifikuar për sonte, por kandidati i këtij subjekti politik nuk do të jetë në debat.


Sipas tij, ka tri ditë që janë kontakt me zyrtarët e LDK-së, derisa nuk kanë arritur që të flasin me Abrashin, për arsyet se pse ai nuk ka prezantuar sonte në emision, duke shtuar se “që tri ditë jemi në kontakt me zyrtarët e LDK, por nuk kemi arritur që të flasim me Arbashin për arsyet e mos ardhjes së sontme”.

“Për keqardhje është që ne nuk kemi pasur deklaratë zyrtare për mosardhjen në debat, në raport më RTV Dukagjini. Ne kemi pasur përpjekje deri para një ore, duke ofruar korrektësinë e nevojshme njerëzore dhe profesionale. Ne mendojmë që shtabi është përgjegjës për strategjinë e kandidatit, se ku duhet të marrë ose jo pjesë ai kandidati. Mos komunikimi është jo korrekt dhe i papranueshëm, marrë parasysh që gjërat janë vendosur, dhe nuk mund t’i ikim sot”, ka theksuar Ahmeti.

Ndryshe, Shtabi Zgjedhor i LDK-së ka njofttuar se paralajmërimi i publikuar për debatin televiziv në RTV Dukagjini është bërë pa pëlqimin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori