Është plotësisht normale që secila femër në planin afarist të përjetojë ngritje dhe rënie të shumta, aq më parë nëse përpiqet që të realizojë balancën e karrierës dhe familjes.
Nëpër disa faza të cilat po i theksojmë do të kalojë secila femër…
Kritika
Secila femër do të përballet me një sërë sfidash gjatë karrierës së saj, ndërkaq kritikat janë të pashmangshme. Dikush do ta kritikojë mënyrën në të cilën kryeni këtë punë, apo aftësinë tuaj të zgjidhjes së problemeve, gjë që mund të bëjë që të demoralizoheni apo të ndiheni inferiore, transmeton Telegrafi.
Ndryshimet
Shumica e femrave do të arrijnë nën situatën që të dëshirojnë të ndërrojnë vendin e punës, zonën e punës apo thjesht të bëjë pauzë për shkak të disa arsyeve personale, si p.sh. për shkak të shtatzënisë. Këto ndryshime, fatkeqësisht, mund të shkaktojnë ndryshime të shumta emocionale për shkak të të cilave femra mund të humbë dëshirën për avancim të mëtejmë në karrierë.
Konfuzioni
Për shkak të ngritjes dhe zhvillimit personal shpesh ndryshon mënyra në të cilën mendojmë, por nuk është e rrallë që femrave avancimi në planin afarist u sjell edhe konfuzion në jetë, sepse u bëhet gjithnjë e më e vështirë që të realizojnë balancën midis karrierës dhe familjes. Zgjidhja e këtij problemi ndonjëherë kërkon shumë kohë dhe energji.
Kthimi në punë
Kur femra vendos të kthehet në punë, mund të ndodhë që në atë moment nuk ka mjaftueshëm parasysh se çfarë do të dëshironte të punonte në vazhdim, përkatësisht në cilin drejtim do të dëshironte të shkonte karriera e saj. Kjo periudhë është e rezervuar për kthim gradual në rutinën e mëparshme.
Zbulimi
Kur femra gjen punë të re apo zbulon mënyrë të re të mësimit, kjo do të thotë që do të jetë e kënaqur me veten dhe do të ndihet e plotësuar. Në këtë fazë karriera e saj e deriatëhershme do të rrumbullakohet.
Pasqyrë e qartë
Kur femra më në fund i tejkalon vështirësitë hyn në fazë të qetë. E di kush është, e di çka dëshiron dhe merr vendime të mira. Konfuzioni është zhdukur, ky është momenti kur arrihet balanca dhe ajo është e lumtur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Zhdukni rrudhat me këtë metodë të cilën e rekomandon ekspertja
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Njollat kafe?
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar
Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur