“Maqedonia do t’i shfrytëzojë përvojat nga BE-ja në rastet e falimentimit dhe likuidimit”
Shkëmbim i përvojave dhe praktikave më të mira nga Bashkimi Evropian dhe rajoni për minimizimin e pasojave negative për dalje të kompanive nga tregu, është qëllimi i Konferencës së parë ndërkombëtare për falimentim dhe likudim, organizuar në kuadër të Projektit IPA për përforcimin e kapaciteteve administrative për implementimin e kornizës ligjore për falimentim dhe likuidim të shoqatave tregtare, të financuara nga BE-ja, që sot dhe nesër mbahet në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me konferencën rrumbullaksohen aktivitetet projektuese të realizuara në 17 muajt e kaluar, me të cilët janë bërë analiza për lëshimet në rregullativën ligjore në Maqedoni në krahasim me legjislativin evropiane në domenin e falimentimit dhe likuidimit dhe janë bërë shumë trajnime dhe tryeza të rrumbullakëta, në të cilat kanë marrë pjesë rreth 500 përfaqësues nga institucione relevante. Konkluzionet nga konferenca do të implementohen në rendin e ditës të Grupit punues që do ta formojë Ministria e Ekonomisë për ndryshim dhe përmirësim të kornizës ligjore për falimentim.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në hapjen e konferencës theksoi se fakti që Projekti realizohen në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë e imponoi nevojën që rregullisht dhe me vëmendje të përcillen aktivitetet projektuese, në të cilat, siç tha hollësisht është debatuar për zbatimin e rregullativës ekzistuese ligjore.
Ai shfaqi shpresë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë mbështetja nga BE-ja për modernizimin e kornizës juridike për insolvencë me qasje të re dhe fokus drejt ristrukturimit të firmave në vend të likuidimit të tyre dhe shtoi se Maqedonia nuk guxon të mbetet mbrapa vendeve të BE-së.
Euroambasadori Samuel Zhbogar theksoi se në Bashkimin Evropian çdo ditë mbi 600 kompani falimentojnë dhe se gjysma prej të gjitha bizneseve në BE nuk arrijnë t’i mbijetojnë pesë vitet e parë të ekzistimit të tyre. Ai theksoi se dalja nga tregu ka pasoja negative për ekonominë dhe shoqërinë dhe shkakton humbje të vendeve të punës dhe njohurive.
“Hyrja dhe dalja nga tregu gjenden në zemrën e jetës ekonomike dhe janë baza për funksionim adekuat të tregjeve. Nëse mungesat për hyrje dhe dalje nga tregu janë të ndërlikuara dhe nëse institucionet janë joefektive atëherë madje edhe rregulloret më të mira nuk do të ndihmojnë”, tha Zhbogar, duke theksuar se parashikimi i përforcuar dhe marrëdhëniet komerciale me kompanitë janë shumë të rëndësishme.
Euroambasadori theksoi se tendenca të modernizohet korniza ligjore për dalje nga tregu është me qëllim të rritet rikuperimi i kompanive.
Në vitet e fundit, theksoi, Raporti për progresin e Maqedonisë i njohu përmirësimin në themelimin e kompanive, por ende nën pikëpyetje është dalja nga tregjet. Saktëson se BE-ja Ministrisë së Ekonomisë i ka dorëzuar 1,3 milionë euro për ndihmë për përmirësimin e kornizës ligjore për braktisjen e tregut./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit