Glotologu italian, Guliano Bonfante, është një nga emrat e përveçëm të gjuhësisë indoevropiane. Megjithëse i damkosur shpesh si pan-ilirist, rrymë mendimi në shkencën e historisë dhe gjuhësisë që i gjente ilirët në përmasa kontinentale, Bonfante bënte zbërthime gjuhësore që provonin shumë prej pohimeve të tij.
Në artikullin e shënueshëm ‘Elemente ilire në mitologjinë greke’, gjuhëtari italian kishte pikasur praninë e hapërdarë të proto-ilirëve, një shkulm i të cilëve kishte përshkuar Greqinë qysh në motet prehistorike. Bonfante është një nga të parët që i njejtëson pellazgët historik me këtë valë proto-ilire. Sipas tij, ‘këta pellazgë të Pellazgjisë i përkasin po kësaj vale pellazgjike dhe proto-ilire’.
Për të, hierorja e Dodonës nuk ishte gjë tjetër veçse një territor gjuhësor ilir. Portali Konica.al sjell një fragment nga artikulli i Bonfantes në lidhje me një nga tempujt më të njohur të botës mesdhetare në vjetërsi:
“Dodona, në vendin e Elopëve, është në një territor gjuhësor tërësisht ilir dhe, në mënyrë të dallueshme, ilir është edhe emri i Dodonës (krahasuar me Salôna, Narôna, etj., e v. H. Krahe, Die alten balkanill. geogr. Namen, Aid., 1925, p. 47 e ag.). Në lidhje me emrin proto-ilir të Pellazgëve (nga Πελαγ + σκο-ί), kam shkruar diku tjetër. Dimërkeqe është Dodona, qytet verior, i huaj, përtej maleve”, shkruante Bonfante.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar
Bardi i Bruklinit
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Rreth romanit “Tmerri” të Arben Kondit
PLAK BUDALLA
Beteja e Dytë e Kosovës (1448): Tentativa e fundit e hungarezëve për dominim në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City