Për kafjall apo darkë – thjesht kurdo që ju pëlqen kuzhina italiane
Përbërësit:
Për brumë: 1 kg miell, 3 qese tharmë të thatë; 3 lugë të vogla kripë, 2 lugë të vogla sheqer, 620 ml ujë të vakët.
Për fill: keçap, proshutë, djathë të grirë në rende, ajkë, kërpudha dhe fletë të grira rigoni.
Përgatitja:
Në një enë të thellë përzieni miellin, tharmin, sheqerin dhe kripën, dhe në mes të përbërjes bëni një gropëz dhe qitni ujë. Uji patjetër duhet të jetë i vakët, assesi i valë, sepse brumi nuk do të bymehet.
Me lugë lehtësisht shtoni miellin nga ana e enës dhe gradualisht bashkoni brumin.
Kur të trashet brumi, qiteni në sipërfaqe të spërkatur me miell dhe ngjisheni mirë. Gjatë ngjeshjes shtoni sipas nevojës miell që të mos ngjitet, mirëpo nuk duhet tepruar, sepse brumi duhet të jetë i butë.
Sa më shumë që ta ngjishni brumin ai do të bëhet më i bukur, andaj vetvetiu bëhet më i lehtë për t’u gatuar.
Brumin kthejeni në enë, mbulojeni me leckë të pastër pambuku dhe lëreni në vend të ngrohtë rreth gjysmë ore që të bymehet. Kur të bymehet përafërsisht bëhet dyfish më i madh.
Brumin sërish ngjisheni dhe tëhollojeni me okllai në trashësi 3 – 4 mm. Rrathët mund t’i bëni në dy mënyra – nga brumi i shtrirë me okllai bëni toptha dhe sërish tëholloni, apo shtrijeni tërë brumin në një copë me ndihmën e pjatës së vogël të kthyer mbrapsht matni rrathët.
Në picën e tëholluar qitni të gjithë përbërësit e fillit, por mund të shtoni edhe diçka tjetër apo të hiqni, sipas dëshirës.
Mbuloni rrathët, ktheni pak dhe shtrëngoni skajet, radhisni në një tepsi të lyer me vaj apo në letër për pjekje dhe secilën picë butësisht në disa vende priteni me thikë apo shpojeni me pirun.
Piqeni në 220 gradë Celsius deri sa të marrë ngjyrë të gështenjtë.
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A