LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të klimatizimit a mund të na dhembin sinuset?

Për shkak të klimatizimit a mund të na dhembin sinuset?

Personat alergjikë mund të ndiejnë mbylljen e hundëve, sepse grimcat e vogla siç janë: poleni, sporja e mykut, pluhuri dhe mola, të mbërthyera në filtrat e kondicionerëve, aktivizohen kur të ndizet kondicioneri

Klima përfundimisht ndikon që dikujt t’i rrjedhin hundët ose t’i mbyllen, madje për disa shkaqe, theksojnë ekspertët amerikanë.

E para, hyrja në ambient të ftohtë, në dhomë të thatë mund të shkaktojë rrjedhje të hundëve, mu sikur edhe sikur dalja në ditët e ftohta të dimrit kur disa njerëz kanë nevojë për fasoleta, thotë dr. Johnn Ohman, shef i Repartit të Alergologjisë në Qendrën Mjekësore në Boston.


Si duket, ajri i ftohtë shkakton refleksin e sistemit nervor në hundë, i cili aktivizon gjëndrat në membranat nazale që të prodhojnë jargë.

Problemi mund të jetë posaçërisht i shprehur te ata me probleme alergjike.

Ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë, megjithatë, do të duhej të shkaktonin vetëm mbyllje të përkohshme të hundëve, thotë dr. Ohman, transmeton Telegrafi.

Personat alergjikë mund të ndiejnë mbylljen e hundëve, sepse grimcat e vogla siç janë: poleni, sporja e mykut, pluhuri dhe mola, të mbërthyera në filtrat e kondicionerëve, aktivizohen kur të ndizet kondicioneri, thotë dr Maria Garcia-Lloret, alergolog na UCLA.

Ndotësit dhe bakteret nuk do të shkaktonin reaksion alergjik vetvetiu, mirëpo do të mund të irritonin hundët.

Çfarë duhet të bëjmë kur sinuset tona inflamohen dhe nuk marrim frymë!
Lexo po ashtu Çfarë duhet të bëjmë kur sinuset tona inflamohen dhe nuk marrim frymë!

Ekspozimi ndaj sporeve të mykut mund të shkaktojë reaksion alergjik, i cili mund të zgjat goxha shumë.

Rinologu ka theksuar që është me rëndësi ndërrimi i rregullt i filtrave të kondicionerëve.

Nëse nuk i mirëmbani, çdo gjë që thithni filtrohet nëpërmjet kësaj “flete” gjigante të pluhurit, duke kthyer pluhurin në ajër, gjë që nuk është edhe aq i dobishëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori