LAJMI I FUNDIT:

Tri gjëra të cilat nuk duhet t’i bëni gjatë menstruacioneve: Femra, kujdes!

Tri gjëra të cilat nuk duhet t’i bëni gjatë menstruacioneve: Femra, kujdes!

Aktiviteti gjatë menstruacioneve është i dëshirueshëm, por nuk duhet tepruar

Ekzistojnë tri këshilla të rëndësishme për atë se çka assesi nuk duhet të bëni gjatë menstruacioneve.

1. Mos hani ushqim të njelmët


Shumicës së femrave u ndodh që të ënjtën gjatë menstruacioneve. Ushqimi i njelmët shkakton dehidratimin, gjë që organizmi e kompenson me ndjenjën e etjes intensive, ndërkaq të gjitha ato lëngje të cilat i pimë do të na bëjnë edhe më të ënjtura.

2. Mos e harroni mbrojtjen

Ekspertët thonë që është krejtësisht në rregull të keni marrëdhënie seksuale gjatë menstruacioneve, nëse ju dhe partneri juaj dëshironi. Mirëpo, duhet të jeni posaçërisht të kujdesshme, sepse në ato ditë ekziston rrezik i madh nga infeksionet me sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Nuk është e saktë që nuk mund të mbeteni shtatzënë nëse keni menstruacione – pra, edhe një arsye më shumë që t’i kushtoni kujdes mbrojtjes!

3. Mos u bëni statike

Me gjasë kanë të drejtë që i bëjnë të gjitha ato reklama të pecetave për femrat të cilat “gjatë menstruacioneve” merren me sportet më të çuditshme, duke përfshirë edhe atë të adrenalinës.

Studimet tregojnë që tajitja e shtuar e endorfinës, të cilën e shkaktojnë ushtrimet, mund të ulë ngërçet dhe dhembjet, si edhe mund të ndikojë shumë mirë kundër ndryshimeve irrituese të humorit. Nuk jeni të detyruara të shkoni në stërvitje, shëtitja e shpejtë gjithmonë është e mirëseardhur. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Ja si mund të lidhni këpucët për vetëm dy sekonda (Video

Ja si mund të lidhni këpucët për vetëm dy sekonda (Video

Femra
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Parandaloni rrudhat e duarve me produkte efektive!

Parandaloni rrudhat e duarve me produkte efektive!

Këshilla Estetike
Kalo në kategori