Jetesë e shëndetshme nuk do të thotë vetëm ushqimi i mirë apo mendimet pozitive, por duhet të kemi kujdes edhe nga produktet e bukurisë të cilat i aplikojmë çdo ditë, e të cilat përmbajnë kimikate të dëmshme për shëndetin tonë.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se shumë prej markave më popullore të manikyrëve në Amerikë janë shumë më të dëmshme sesa duket. Edhe njerëzit më të kujdesshëm për shëndetin mund të mos e kenë parasysh se si ndikon aplikimi i llakut për thonj në organizëm.
Çfarë sugjerojnë hulumtimet?
Hulumtuesit testuan për përmbajtje të toksinave në 24 gra pjesëmarrëse në studim. Ata gjetën grimca të toksinave në trupin e çdo gruaje. Cili ishte burimi i këtyre kimikateve? Llaku i thonjve .
Rezultatet treguan se 100% e pjesëmarrëseve rezultuan me shenja të fosfenit trifenil vetëm 10 orë pas aplikimit të llakut të thonjve. Ky rezultat përfundimtar, patjetër se është alarmues.
Në një studim pasues, të njëjtët hulumtues testuan dhjetë produkte manikyri të ndryshme të thonjve për trifenil fosfat dhe zbuluan kemikate në 8 prej tyre. Dy prej tyre që rezultuan pozitivisht nuk e përmbanin atë të në etiketën e tyre të produktit.
Cfarë është fosfati trifenil?
Një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me fosfatin trifenil (ose TPHP) është se është e njohur për efektin që ka në sistemin endokrin, i cili kontrollon të gjitha hormonet tona. Hulumtuesja Dr. Heather Stapleton, shprehu shqetësimet e saj duke thënë, “Ka fakte që sugjerojnë se TPHP mund të ndikojë rregullimin e hormoneve, metabolizmin, riprodhimin dhe zhvillimin”.
Kjo është veçanërisht e dëmshme për vajzat e reja që përdorin rregullisht këto produkte pasi zhvillimi i shëndetshëm hormonal është një pjesë thelbësore për rritjen e tyre. Megjithatë, TPHP përbën një rrezik serioz shëndetësor për këdo që i ekspozohet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Zhdukni rrudhat me këtë metodë të cilën e rekomandon ekspertja
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur