LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiq: Zgjidhja e krizave në Maqedoni e Shqipëri është rezultat i punës së fuqishme dhe vullnetit politik

Kocijançiq: Zgjidhja e krizave në Maqedoni e Shqipëri është rezultat i punës së fuqishme dhe vullnetit politik
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq, ka deklaruar se zgjidhja e krizave politike në Maqedoni dhe Shqipëri është rezultat i një pune të fuqishme dhe i vullnetit politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve bullgar për këto çështje, Kocijançiq tha se nuk është e sigurtë nëse mundet ta quaj mrekulli, apo jo, zgjidhjen e krizave. Ajo theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane dhe se Bashkësia është e përkushtuar fuqishëm në atë rajon.


Në përgjigjet e saj, Kocijançiq tha se do të vazhdohet që të punohet me këto dy vende, por edhe me tërë rajonin. Në këtë drejtim është thirrë edhe një takim me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/