LAJMI I FUNDIT:

Bayern mposht RB Leipzig në ndeshjen e ‘çmendur’ që u shënuan nëntë gola (Video)

Bayern mposht RB Leipzig në ndeshjen e ‘çmendur’ që u shënuan nëntë gola (Video)

RB Leipzig ka humbur në fund ndeshjen derbi të javës në Bundesliga ndaj Bayern Munichut me rezultat 5-4.

Befasia e vitit në kampionatin gjerman ka dominuar Bayern Munichun në javën e parafundit në Bundesliga, por në fund janë ka humbur.

Leipzig e nisi ndeshjen shumë mirë duke shënuar qysh në minutën e dytë me anë të Marcel Sabitzer, i cili u shërbye nga Emir Forsberg, ndërsa në minutën e 17 ishte Bayern që barazoi nga penalltia me anë të Robert Lewandowskit.

Vendasit arritën të kthehen në lojë dhe rikthyen epërsinë në minutën e 29, ku Timo Werner shënoi nga penalltia për 2-1 dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Edhe pjesa e dyta pati shumë gola, ku të parët përsëri ishin vendasit e Leipzigut që shënuan në minutën e 47 me Yussuf Poulsen për 3-1, ndërsa në minutën e 60 ishte Thiago Alcantara që shënoi për 3-2.

Luhej minuta e 65 e ndeshje kur Werner gjeti golin e dytë personal dhe ngriti epërsinë ne 4-2, ndërsa deri në fund pati edhe tre gola të shënuara nga Bayerni.

Fillimisht ishte Lewandowski në minutën e 85 për 4-3, ndërsa në minutat shtesë ishin David Alaba që shënoi supergol nga gjuajtja e lirë dhe Arjen Robben me një gol të bukur që ngritën rezultatin në 5-4, por RB Leipzig festoi si është më së miri një sezon të suksesshëm, ku gjeti edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootyMotion2/status/863403508397088768

Në trend Sport

Më shumë
Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Ndërkombëtare
Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Përfaqësueset
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Ndërkombëtare
Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Ligue 1
Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Kombëtarja e Shqipërisë
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori