LAJMI I FUNDIT:

Walker: Pas pavarësisë kam pritur zhvillim më të shpejtë të Kosovës

Walker: Pas pavarësisë kam pritur zhvillim më të shpejtë të Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës, Willaim Walker tha të mërkurën në Prishtinë se pas shpalljes së pavarësisë ka pritur një zhvillim më të shpejtë të Kosovës.

Ai në një ligjëratë para studentëve të AAB-së tha se diaspora kosovare është zhgënjyer, ashtu sikurse ai.


Walker theksoi se si mik i madh i Kosovës ka të drejtë të thotë se gjërat në Kosovë nuk po shkojnë në rrugën e duhur.

“Kam qenë këtu dhe e kam parë shpalljen e Ditës së Pavarësisë, ku të gjithë kanë qenë të emocionuar. Pritjet kanë qenë shumë të larta. Shumë njerëz kanë thënë ‘faleminderit ambasador për çka keni bërë, tani  është koha jonë për ta çuar vendin përpara’”, tha ai, duke shtuar se ende ekziston mundësi dhe shpresa për ta çuar vendin përpara.

E ajo që e inkurajon ish-ambasadorin në Kosovë është rinia.

Ai tha se edhe në fushën e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve nuk është bërë sa duhet.

“Do të isha befasuar nëse dikush nga ju do më thotë që pas kryerjes së shkollës ju pret një punë dhe një pagë e mirë”, tha  Walker para studentëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori