LAJMI I FUNDIT:

Shefi zemërgjerë: Shpenzon 400 mijë funte për t’i dërguar punëtorët në pushime në ishujt Maldive, si shenjë mirënjohje për punën e palodhshme (Foto)

Shefi zemërgjerë: Shpenzon 400 mijë funte për t’i dërguar punëtorët në pushime në ishujt Maldive, si shenjë mirënjohje për punën e palodhshme (Foto)

Një shef zemërgjerë ka shpenzuar afro 400 mijë funte për pushime luksoze në ishujt Maldive, për 100 punëtorët e tij si shenjë mirënjohje për punën e tyre të palodhshme.

Themeluesi i kompanisë që merret me pajisje të ndryshme që përdoren për artet marciale, Chatri Sityodtong, ka dërguar punëtorët e vet në një vend tropikal, duke mbuluar gjitha shpenzimet e udhëtimit si shenjë mirënjohje për punën e tyre të palodhshme, transmeton Telegrafi.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Singapor, Chatri ka deklaruar se kompania e tij kishte realizuar rritje të shitjeve për 30 për qind gjatë këtij viti, dhe në shenjë falënderimi për përkushtimin dhe punën e palodhshme, kishte vendosur t’i dërgojë punëtorët në pushime të paharruara.


Për këto pushime ai ka shpenzuar plot 392 mijë funte, por kjo nuk është hera e parë që ky biznesmen i qeras punëtoret me këso lloj pushimesh. Ata i kishte dërguar më herë edhe në Bali, Krabi, Khao Lak dhe Bintan të Indonezisë. /Telegrafi/

2

3

4

5

6

7

8

9

10