LAJMI I FUNDIT:

Aktorja legjendare greke: Jam shqiptare ose gjysmëshqiptare

Aktorja legjendare greke: Jam shqiptare ose gjysmëshqiptare

Irene Papas, aktorja e famshme greke që luante përkrah Bekim Fehmiut në serialin televiziv “Odisea”, ka deklaruar në një intervistë se mund të jetë me prejardhje nga Shqipëria.

“Im atë, i cili ishte një profesor i greqishtes, e dashuronte shumë natyrën, jetesën e shëndoshë; përçmonte ambientet e ndotura dhe për këtë arsye kishte braktisur kryeqytetin grek. Kishte dy pasione që ditët e sotme ngjajnë të jenë në kontrast: kulturën dhe natyrën”.


Ajo ka luajtur me legjendën shqiptare, Bekim Fehmiu, në “Odisea”
Ajo ka luajtur me legjendën shqiptare, Bekim Fehmiu, në “Odisea”

“Mbante gjithnjë në një xhep Platonin, e në tjetrin Aristotelin, ose Shekspirin në një xhep dhe Gëten në tjetrin. M’i vinte pareshtur, Platonin e Aristotelin nën hundë, deri në pikën sa më bëheshin të urryer”.

“Më shpinte shpesh në mal, në ajër të pastër, në tendë. Përçmonte çdo formë pushteti, përfshirë edhe pushtetin fetar. Një herë, u sëmura, por ai refuzoi të më çonte në qytet. Më tha: ‘Nëse vdes, të varros unë. Kujton se prifti është më i mirë se unë?’”, është shprehur Irene.

Irene thotë se babai i saj mund të jetë shqiptar
Irene thotë se babai i saj mund të jetë shqiptar

E pyetur përse është kaq ezmere, siç transmeton Gazeta Tema, aktorja 90-vjeçare është përgjigjur:

“I ngjaj nënës sime. Nëna ime ishte ezmere si unë. Ajo vinte nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare, ose gjysmë shqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë”.

"Ndoshta jam shqiptare, ose gjysmë shqiptare"
“Ndoshta jam shqiptare, ose gjysmë shqiptare”

Papas është lindur me emrin Irene Leleku, në vitin 1926. Ajo ka 50 vite karrierë me më shumë se 90 role në filma.

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Kalo në kategori