“Për Ibrahim Rugovën kanë folur e shkruar shqiptarë e të huaj. Mua më pëlqen, sot, të veçoj, vlerësimet e Át Zef Pllumit dhe Ismail Kadaresë”, ka shkruar shkrimtari shqiptar Ndue Ukaj, duke ndarë dy vlerësime për figurën e Rugovës, poashtu nga dy figura të mëdha shqiptare, atë të At Zef Pllumit dhe Ismail Kadaresë.
At Zef Pllumi mes të tjerash, figurën e Ibrahim Rugovës e ka qujatur si një ndër burrat e rrallë të kombit shqiptar, ndoshta më i rralli ndër shekujt e fundit, kurse shkrimtari i famshëm Ismail Kadare për Ibrahim Rugovën ka thënë se Rugova është pjellë e një kombi, e një aspirate dhe e një qytetërimi, botës shqiptare, shkruan KultPlus.
Shkrimtari shqiptar Ndue Ukaj, në 72 vjetorin e lindjes së ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, sikurse e ka qujatur ai, Ati i Pavarësisë së Kosovës ka specifikuar se për figurën e tij kanë folur e shkruar shqiptarë e të huaj. Mirëpo, Ukaj ka ndarë dy vlerësime për figurën e Rugovës, poashtu nga dy figura të mëdha shqiptare, atë të At Zef Pllumit dhe Ismail Kadaresë. “Për të kanë folur e shkruar shqiptarë e të huaj. Mua më pëlqen, sot, të veçoj, vlerësimet e Át Zef Pllumit dhe Ismail Kadaresë”, ka shkruar Ukaj.
Më poshtë po ju sjellim vlerësimet e At Zef Pllumit dhe Ismail Kadaresë, mbi figurën e Ibrahim Rugovës.
Át Zef Pllumi
“Nji ndër burrat e rrallë të kombit shqiptar. Ndoshta ma i rralli ndër shekujt e fundit. Sepse na cilsohemi, simbas tjerve, popull hakmarrës, i pamëshirshëm e shkatrrimtar. Ai u përpoq me spjegue shkrimtarin e madh kosovar Pjetër Bogdanin, ndërkaq Pjetër Bogdani zotnoi shpirtin e Ibrahim Rugovës. I përpoq mendimi i tyne i perbashktë: liria e popullit kosovar. Caktoi me ndjekë rrugën e tij si ma të drejtën për nji Kosovë të lirë e të pamëvarun prej gjithkujt. Ai pati vizionin e themeluesve të Europës së bashkueme. Atje mendonte me shti edhe vendin e vet Kosovën, por pa i shkaktue vuejtje as gjak kurrkuj, prandej edhe kje thirrë “Gandi kosovar”.
U sha e u luftue nga serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët, u sha e u luftue edhe nga kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm vizionin europjan. Kje trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të shame, sepse ai ishte ma i dijtuni, e ma i urti i të gjithve. Vazhdimisht pat kritika në shtypin Kosovar për dy fotografi që mbante në zyrën e tij: atë të Nanë Terezës, si dhe atë të Gjon Palit të dytë ose Woitil-ës Papë.
Mbas të gjitha kritikave, ai vazhdoi t’i mbante deri ditën e fundit të jetës, jo vetëm se i kishte zgjedhë si model të jetës s’vet sepse Gjon Pali i dytë kje luftari ma paqsor mbi tokë, i cili ia duel me shkatrrue dy ideologjitë ma kriminale të shekujve, nazizmin e komunizmin internacional, ndërsa Nana Terezë shqiptarja qi mori çmimin “Nobel për paqen”, e propozueme nga nji komb i largët për të mirat që i kish dhanë njerëzimit, nji kohë kur në vendin e vet nuk lejohej me ardhë as sa me nderue vorrin e nanës së vet.”
Ismail Kadare
“Ibrahim Rugova, kolosi i brishtë i Kosovës” (frele), siç është quajtur shpesh, është një president “sui generis”. President të tillë, pa armë, pa zyre, pa ushtri, mund të tallen e të keqtrajtohen nga ta që i kanë të gjitha këto, ashtu siç e tallën dhe i vunë kurorën me gjemba Krishtit. E në të vërtet serbëve u pëlqen të tallen ashtu. E megjithatë, ky president pritet ndërkaq prej shefave të shteteve, çka jep shpresë se bota dika ka mësuar, së paku nga historia e Krishtit…
Rugova është pjellë e një kombi, e një aspirate dhe e një qytetërimi, botës shqiptare. Kjo botë ka nevojë sot të mbrohet.” Ibrahim Rugova ka lindur më 2 dhjetor, në vitin 1944, kurse ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe