Faturat e fundit të energjisë elektrike, thuajse janë edhe një herë më të larta se sa ato të muajit paraprak. Zyrtarë të KEDS-it nuk janë përgjigjur rreth ankesave që janë adresuar gjatë ditëve të fundit. Por, në anën tjetër përfaqësues të shoqërisë civile thonë se institucionet duhet të nisin hetime rreth manipulimeve të tilla
Shumë konsumatorë janë drejtuar dyerve të KEDS-it, pasi që faturat e energjisë për muajin e fundit janë dukshëm më të larta se sa ato të muajit paraprak.
Qytetarët e kontaktuar nga gazeta “Zëri” thonë se me gjithë shfrytëzimin e paktë të energjisë, gjatë këtij muaji, faturat u kanë ardhur shumëfish më shtrenjtë se muajve të kaluar. Ata akuzojnë KEDS-in se sa herë aplikohen tarifat dimërore faturat janë marramendëse.
Por, në anën tjetër zyrtarë të KEDS-it kanë mohuar një gjë të tillë.
Azem Hajdini nga Prishtina ishte drejtuar kah distribucioni i KEDS-it për të bërë një ankesë.
Ai thotë se fatura e fundit e muajit tetor i ka ardhur shumëfish me e shtrenjtë se e muajit të kaluar. Ai akuzon KEDS-in se i ka dërguar faturën paushall duke e ngarkuar atë me një çmim më të lartë se sa që ka shpenzuar.
Ai thotë se fatura e muajit tetor i ka ardhur 74 euro, përderisa muajve të kaluar kishte paguar rreth 30 euro.
“Nuk kam qenë në shtëpi në momentin kur punëtorët e KEDS-it kanë ardhur që të lexojnë orën, se ata asnjëherë nuk tregojnë se kur vijnë pasi që ora gjendet jashtë objektit ku banoj. Muajin tetor fatura më ka ardhur 74 euro, përderisa muajve të kaluar fatura nuk më ka ardhur më shumë se 30 euro. Sipas një llogaritjeje që e kam bërë ka dalë se fatura e një njehsori është tri herë më e shtrenjtë se që kam shpenzuar. Kjo nuk është në rregull, prandaj edhe e bëra një ankesë. Më thanë se do ta shqyrtojmë këtë ankesë edhe një herë, por ky është një lloj maltretimi, se mund të dërgojnë fatura paushall” ka thënë ai. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj