LAJMI I FUNDIT:

Hit në internet: “Koha e huazuar” do t’ju shtyjë të mendoni ndryshe për filmat e animuar (Video)

Hit në internet: “Koha e huazuar” do t’ju shtyjë të mendoni ndryshe për filmat e animuar (Video)

Filmat e animuar zakonisht janë për fëmijë dhe familjarë, sepse kanë përmbajtje të lehta, shpesh komike e pa konflikte të mëdha. 

Por, dy producentë nga Pixar e kanë punuar një animacion që shfaq dhunë, thyerje shpirtërore dhe tendencë për vetëvrasje, transmeton Telegrafi.


Andrew Coats dhe Lou Hamou-Lhadj kanë krijuar filmimin e shkurtër, që paraqet pikëllim, ankth dhe mbyllje në vete.

“Kemi punuar gjatë në filma familjarë dhe deshëm të bëjmë diçka jashtë ‘zonës sonë të sigurisë’: një dramë serioze me aksion. E dinim se ishte shumë e vështirë për ne”, ka thënë Hamou-Lhadj për The Independent.

Filmi është pëlqyer dhe shpërndarë shumë në rrjete sociale, ndërsa vetëm për katër ditë sa është postuar në Vimeo, është parë afro pesë milionë herë. /Telegrafi/