Aplikimi i grimit në mënyrë të duhur, bënë mrekulli sa i përket transformimit të një femre të zakonshme në një yll hollivudian.
Kjo është arsyeja pse zonjat në gjithë botën shpenzojnë shumë kohë para pasqyrës, duke u përpjekur që fytyra e tyre të duket e përsosur. Por cilat janë metodat të cilat mund të bëjnë këtë ndryshim?
Po ju sjellim tetë mënyra të aplikimit të grimit të cilat do të ju ndihmojnë të arrini qëllimin për t’u dukur bukur.
Vijëzimi elegant
Vijëzimi i gjatë nganjëherë nuk është ide e mirë. Definimi i syve tuaj me linja të rregullta elegante në koordinim me qepallat e sipërme, mund të bëjë ndryshim të madh në pamjen tuaj. Natyrisht, ngjyra e zezë është gjithmonë e pranueshme, por mos keni frikë të eksperimentoni edhe me nuanca të tjera.
Lëkurë e shndritshme
Ngjyra e lëkurës është një nga gjërat më të rëndësishme e cila bie në sy. Tashmë që pushimet kanë përfunduar, dhe nuk mund të ekspozoheni në diell, atëherë përdorni produkte shkëlqyese, të cilat mund të ndriçojnë lëkurën tuaj.
Aplikimi i ngjyrës së kuqe në mollëza
Skuqja e mollëzave të faqeve jo vetëm se do të ju japë shkëlqim, por edhe do ti nxjerrë në pah tiparet e juaja. Kini kujdes dhe mos përdorni sasi të madhe. Buzëqeshni teksa e aplikoni në faqe, në mënyrë që identifikoni më lehtë zonën që do të lyeni.
Buzëkuqi
Psikologët thonë se shumica e njerëzve e lidhin ngjyrën e kuqe me rininë dhe atraktivitetin seksual femëror. Nuk është befasuese se gratë që vishen me të kuqe dhe vënë buzëkuq, marrin më shumë komplimente nga meshkujt.
Keni kujdes: Hija e buzëkuqit me ngjyrë të kuqe, duhet të jetë në koordinim me pamjen tuaj të përgjithshme.
Dritë-hijet e syve
Hijet e ndritshme në sy janë në kulmin e popullaritetit këtë sezon. Ato janë të përshtatshme për pistat e modës apo për qilimin e kuq. Por, nuk preferohet që të aplikohet në përditshmëri. Në fakt, hija ngjyrë gri, kafe dhe pjeshkë janë zgjidhja më e mirë kur është fjala për përditshmërinë tuaj.
Definimi i vetullave
Të gjithë e dimë se vetullat e trasha janë hit në ditët e sotme. Megjithatë blogerët dhe revistat e modës kanë përsëritur se vetullat e rënda, të errëta, jo vetëm se duken të panatyrshme, por mund edhe të bëjnë fytyrën tuaj të duket e vogël. Kështu që, mund të mbani vetulla relativisht të trasha, por kujdesuni që të duken sa më natyrale dhe jo si mustaqe. Kjo do të iu bëjë të dukeni mjaft tërheqëse.
Përdorimi i korrektorëve
Nëse keni shenja në fytyrë, apo defekte të tjera të cilat doni ti fshihni, atëherë përdorni korrektor. Mos e aplikoni në sasi të madhe, dhe bëjeni këtë pas aplikimit të kremit në fytyrë.
Sytë “Smokey”
Të realizosh aplikimin e grimit për sytë “smokey” është vështirë e arritshme. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, ju mund të përfundoni me një pamje të pandës. Por sapo të mësoni ta zotëroni këtë teknikë, ju mund të merrni një pamje përfekte kur dilni në mbrëmje, dhe kjo do të bëjë sytë tuaj të duken mahnitës.
Grimi natyral dhe hijezim
Grimi natyral është gjithmonë në modë, Ky lloj mekeup-i ju shkon për shtati rreth dinjitetit tuaj, si dhe fsheh defektet. Kështuqë, derisa jeni duke aplikuar grimin tuaj, sigurohuni që të mos vini shumë produkte bukurie në fytyrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Njollat kafe?
Tetë arsye pse nuk kaloni dot në orgazëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak