LAJMI I FUNDIT:

Ky është liqeni uji i të cilit shndërrohet në “gjak” (Foto/Video)

Ky është liqeni uji i të cilit shndërrohet në “gjak” (Foto/Video)

Një liqen i kripur, i njohur si “Deti i Vdekur i Kinës” është kthyer në një destinacion të preferuar për mijëra turistë.

Liqeni i kripur i lashtë që është formuar para 500 milionë vitesh dhe që zë 120 kilometra katrorë, nuk është në fakt një skenë krimi, por rezultat i natyrshëm i algave në ujë.

Me rritjen e temperaturave dhe intensitetit të dritës shkaktohen organizma të quajtura “salina – dunaliella” që e kthejnë ujin në ngjyrë të kuqe si gjak.


Ky fenomen është parë edhe në Francë, SHBA, Turqi dhe më shumë kohët e fundit në Iran.

Kur burri mërzitet nga gruaja, në ditën e martesës: Fajet i ka gruaja, apo jo? (Video)
Lexo po ashtu Kur burri mërzitet nga gruaja, në ditën e martesës: Fajet i ka gruaja, apo jo? (Video)

2

“Në mjedisin detar, “salina – dunaliella duket e gjelbër”, tha Mohammad Tourian, një shkencëtar në Universitetin e Stuttgart, për liqenin në Iran, Urmia, që papritmas u kthye në të kuqe të ndezur, në Korrik.

“Megjithatë, në kushtet e kripësisë së lartë dhe të intensitetit të dritës, mikro-algat kthen të kuqe për shkak të prodhimit të karotenoideve mbrojtëse”, transmeton tvklan

Përveç se është si ngjyra e gjakut, uji i kripur do të thotë që njerëzit mund të notojnë lehtësisht në të, duke i mësuar emrin edhe liqenit: “Deti i Vdekur i Kinës”.