LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria mundet nga Gjeorgjia me 20 pikë disavantazh

Shqipëria mundet nga Gjeorgjia me 20 pikë disavantazh

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj është mundur sot në mbrëmje 84-64 nga Gjeorgjia, në ndeshjen e katërt eliminatore të Eurobasket 2017, sfidë që u luajt në “Asllan Rusi”.

Një fitore e vuajtur e kombëtares mike, që edhe pse me shumë yje në përbërje, nuk arriti të dominojë në fushë, siç pat bërë 10 ditë më parë në Tbilisi.


Kuqezinjtë kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë, duke rivalizuar për 35 minuta, por në fund nuk kanë mundur të fitojnë edhe pse paraqitja ishte pozitive.

Kombëtarja shqiptare pësoi humbjen e katërt në po kaq takime, duke u renditur ne fund të Grupin F. Për kuqezinjtë kanë mbetur edhe dy ndeshje me Malin e Zi në Tivar më 14 shtator dhe mbyllim këto eliminatore më 17 shtator me ndeshjen e fundit në “Asllan Rusi” me Sllovakinë.

Edhe Kosova ka humbur ndeshjen e katërt në fazën e grupeve ndaj Sllovenisë me rezultatin 81-91. Ka qenë një ndeshje relativisht pozitive për skuadrën e Kosovës e cila udhëhoqi periodën e parë.

Më pas në të dytën ishin shumë pranë ndërkohë që diferenca filloi të thellohej në periodën e tretë dhe të katërt, për të cuar në 10 pikë në përfundim të ksëaj ndeshjeje të katërt në grupe që solli humbjen ekatërt për skuadrën e Kosovës e cila gjithashtu ndodhet në vendin e fundit në grup.

Edhe për ta ka dy ndeshje deri në përfundim të fazës së grupeve, do të udhëtojnë drejt Ukrainës dhe do të presin Bullgarinë.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori