LAJMI I FUNDIT:

Kujdes se si shkruani në internet! As miqtë e ngushtë nuk e dinë nëse jeni duke përdorur sarkazëm…

Kujdes se si shkruani në internet! As miqtë e ngushtë nuk e dinë nëse jeni duke përdorur sarkazëm…

Sarkazma është e vështirë për t’u dalluar në mesazhe sepse nuk ka ndonjë shenjë që tregon se jeni duke e përdorur atë, shenja si toni i zërit apo gjuha e trupit. Kjo është arsyeja se përse më së miri sarkazma duhet të përdoret vetëm në shoqëri të ngushtë, e jo në raporte profesionale.

Por një studim i fundit tregon se edhe me shoqërinë më të afërt dhe me familjarët, sarkazma mund të mos dallohet përmes teksteve, transmeton Telegrafi.


Studimi, i publikuar në revistën Human Connection Research, ka zbuluar se as shokët më të ngusht të pjesëmarrësve të studimit nuk kishin qenë të aftë të gjykojnë tonin emocional të e-maileve të tyre. Në fakt, ata nuk kishin qenë hiç më të mirë se personat e panjohur për interpretimin e sarkazmës.

Hulumtuesit kanë cekur se shumica nga ne mendojmë se kur është fjala për komunikimin me shoqërinë dhe personat tjerë të afërt, supozojmë se ata do ta kuptojnë kur jemi duke përdorur sarkazëm, edhe atëherë kur të tjerët nuk do ta dinin. Por, sugjerimi e tregon të kundërtën.

Sipas studimit, pavarësisht se sa mirë të njohin bashkëbiseduesit, mundësitë janë të mëdha që ata nuk do t’i kuptojnë shakatë apo sarkazmat në mesazhet e shkruara. Kjo mund të shpijë në keqkuptime serioze, ose të paktën mund të humbni shumë kohë duke shpjeguar gjëra.

Dhe, përderisa e-maili është metoda e vetme e komunikimit e testuar në studim, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në komunikimet përmes Facebook-ut apo rrjeteve tjera sociale. Prandaj, sarkazmin duhet ta kurseni për kohën kur jeni duke folur sy-me-sy, ose të paktën konsideroni përdorimin e emoji kur është e nevojshme. /Telegrafi/