Bota ka humbur shume yje para kohe dhe nganjëherë fansat që i deshën aq shumë e kanë të vështirë që të pranojnë se ata kanë vdekur në të vërtetë.
Shumë prej tyre duan të besojnë se idhujt i kanë akoma gjallë dhe ata janë fshehur diku për të bërë një jetë normale dhe të qetë.
Telegrafi jua sjell disa prej yjeve për të cilët fansat besojnë se ata janë akoma gjallë, ndërsa thurin teori të ndryshme konspirative.
Tupac Shakur

Reperi u vra me armë në Las Vegas dhe vdiq gjashtë ditë më pas në një spital. Derisa vdekja e tij e shokoi botën, ka fansa që kohë pas kohe publikojnë edhe “fakte”, përmes të cilave pohojnë se idhulli i tyre jeton.
Sipas këtyre pohimeve, reperi legjendar jeton në Kubë dhe përpiqet ta mbajë jetën e tij të fshehtë nga sytë e botës, njofton Telegrafi.
Elvis Presley

Mbreti i rokenrollit vdiq në vitin 1977 duke i lënë të pikëlluar fansat e tij të shumtë. Porse shumë prej tyre besojnë se ai ishte lodhur nga fama.
Ka pasur thashetheme se një helikopter ishte ulur në Graceland pak para se të njoftohej për gjetjen e trupit të tij. Disa thonë se Elvisi është marrë dhe është dërguar në Bermuda duke mashtruar se ka vdekur.
Paul Walker

Ylli i “Fast and Furious” vdiq në një aksident të tmerrshëm trafiku, porse ka njerëz që thonë se e kanë parë duke u shëtitur nëpër Hollywood së fundmi.
Teoria në rastin e tij është se producentët kanë mashtruar për vdekjen e aktorit, në mënyrë që të ngjallnin interesim shumë më të madh për vazhdimet e radhës të filmit të popullarizuar.
Princesha Diana

Bota “ndaloi” në vitin 1997 kur doli lajmi se princesha Diana kishte vdekur në një aksident komunikacioni. Shumëkush nuk mundi ta besonte lajmin.
Prandaj lindën teori të ndryshme se princesha mashtroi për vdekjen për t’iu shmangur presionit dhe kritikave të mediave.
Disa teoricienë besojnë se ishte një bashkëpunim ndërmjet medias dhe Dianas, e cila për të pasur një jetë të qetë ua kishte siguruar lajmin më të madh në botë.
Kurt Cobain

Frontmeni i “Nirvana” bëri vetëvrasje në vitin 1994 duke vdekur në moshë 27 vjeçare. Por, fansat gjithmonë kanë dyshuar se ishte një mashtrim për t’i ikur partneres së tij, Courtney Love.
Disa thonë se fotografitë nga vdekja e tij janë montuar, sepse askund nuk është fotografuar fytyra e tij. Edhe pse kjo mund të shpjegohet me faktin e censurimit të pamjeve të rënda, kur dihet se ai e gjuajti veten në fytyrë me një çifte.
Michael Jackson

Mbreti i muzikës pop vdiq në vitin 2009, gjatë kohës kur po përgatitej për turneun e tij rikthyes. Spekulimet shpërthyen kur TMZ publikoi një video që e shfaqte këngëtarin duke u larguar nga autoambulanca pas kohës së caktuar për vdekjen e tij.
Ka që thonë se ai dëshironte të ikte nga presioni dhe vëmendja e tepruar e medias dhe akuzave për abuzim ndaj fëmijëve. Thashethemet janë rikthyer këtë javë, pasi vajza e tij, Paris Jackson, publikoi një selfie, teksa në prapavijë shihet një figurë, për të cilën thuhet se është Jackson.
James Dean

Ikona e filmit vdiq në një aksident trafiku, mirëpo thuhet se ai i ka shpëtuar aksidentit, por ka mbetur i hendikepuar. Sipas teoricienëve, shefat e studiove besonin se në një gjendje të tillë, James Dean do të ishte dështim për përfitimet filmike, teksa një James Dean i vdekur do ta shndërronte atë në legjende.
Aksidentin e kanë parë dy dëshmitarë, njëri prej tyre kishte deklaruar se aktori ndodhej në karrigen e pasagjerit dhe jo në atë të vozitësit që ishte shkatërruar. Teksa dëshmitari tjetër nuk ka komentuar asgjë, ndërsa për një kohë të shkurtër, ai u bë i pasur në mënyrë të mistershme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Scarlett Johansson tregon pse nuk ka në plan të bëj një nga rolet e saj më të famshme: Natasha ka vdekur, kuptoni

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” – Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” – momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker