LAJMI I FUNDIT:

Kosovë-Shqipëri, Xhaka ka vendosur

Kosovë-Shqipëri, Xhaka ka vendosur

Taulant Xhaka e ka përsëritur edhe një herë se nuk do t’i bashkohet Kosovës. Ai do të vazhdoj të luajë për Shqipërinë

Taulant Xhaka nuk do të largohet nga Kombëtarja shqiptare. Menjëherë pas lajmit për largimin e Rashicës, Shalës dhe Mehës, nisën të qarkullonin zëra se edhe Xhaka kishte zgjedhur Kosovën.


Ai konfirmon edhe një herë fjalën që pat dhënë i ati pak muaj më parë se nuk do ta braktiste Shqipërinë.

Ky është klubi ku Taulant Xhaka ëndërron të përfundon karrierën
Lexo po ashtu Ky është klubi ku Taulant Xhaka ëndërron të përfundon karrierën

“Nuk kam ndër mend të iki. Pse duhet ta them vazhdimisht këtë gjë sepse nuk më duket normale?!”, deklaroi mesfushori kuqezi ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Taulant, a do të jesh pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në eliminatoret e ardhshme?

“Sigurisht që do të jem. Pse ma bëni shpeshherë këtë pyetje?”

Sepse orët e fundit, pas largimit të Rashicës dhe Shalës, janë përhapur lajme se ju do të largoheni nga përfaqësuesja e Shqipërisë për të luajtur me Kosovën….

Kacafytjet më interesante mes futbollistëve gjatë sezonit të kaluar, e si të mungonte edhe mesfushori shqiptar (Video)
Lexo po ashtu Kacafytjet më interesante mes futbollistëve gjatë sezonit të kaluar, e si të mungonte edhe mesfushori shqiptar (Video)

“Dakord, por unë nuk jam i detyruar të përgjigjem sa herë që ndonjë portal apo ndonjë gazetar i papërgjegjshëm vendos të shkruajë sipas dëshirës. Më vjen keq që është përhapur ky lajm, por unë nuk kam marrë asnjë vendim së fundmi. Qëndrimi im është ai që kam pasur përherë”.

Ne menduam se ishte e udhës që t’ju pyesnim. Kështu është më korrekte apo jo…?

“Po, korrekte është, por thjesht habitem se përse duhet vazhdimisht të dalë ky lajm… Së fundmi është tepruar me këtë lloj qëndrimi dhe me kësi spekulimesh. Realisht nuk më vjen mirë për këtë”, është përgjigjur për fund.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori