Nëse keni vendosur të humbni peshë, atëherë ju sigurisht e dini se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është duke kombinuar ushtrimet me një dietë të shëndetshme, të ekuilibruar dhe me kalori.
Megjithatë, ka disa lloje të pijeve që do të shpejtojnë djegien e yndyrës dhe do të ju ndihmojnë në humbjen më të shpejtë të peshës.
1. Lëngjet e frutave
Lëngjet e frutave janë aleatët tuaj më të besueshëm në betejën e humbjes së peshës. Frutat që kanë shije të thartë si limoni, portokalli etj, janë të njohur për të ju ndihmuar që të pastroni toksinat brenda trupit tuaj që janë mbledhur gjatë gjithë muajit.
Ushqimet e pasura si: xhenxhefili, karota ose molla janë të rekomanduara për të ndihmuar në funksionimin dhe tretjen e ushqimit. Një gotë e këtyre lëngjeve në javë do t’i mbajë të gjitha problemet larg jush.
Një gjë është e sigurt: Të gjithë ata që duan të humbin peshë dhe të qëndrojnë të shëndetshëm në të njëjtën kohë, duhet të konsumojnë lëngje me shije të thartë gjatë një viti.
2. Lëngjet e perimeve
Pa marrë parasysh nëse i shtrydhni ato vetëm ose i përzieni me perime të tjera apo fruta, këto perime (lakra, lakra jeshile, brokoli ose lulelakra) do të jenë më të efektshëm në luftimin e peshës tuaj dhe mënyra më e mirë për t’i mbajtur larg toksinat është me këto.
Perimet janë të pasura me fitonutriene natyrale që janë perfektë për uljen e sasisë së yndyrës në trupin tuaj, për uljen e inflamacionit dhe për kontrollimin e sheqerit në gjak, për balancimin e nivele të hormoneve si dhe rritjen e metabolizmit.
3. Çaji i gjelbër
Pa marrë parasysh se a keni kohë për stërvitje apo jo, duke pirë një filxhan çaj të gjelbër ju do t’i fitoni të gjithë antioksidantët që ju duhen dhe do të ju ndihmojë në djegien e yndyrës me një ritëm të shpejtë, duke nxitur metabolizmin.
Çaji është mekanizmi kryesor që do të ju ndihmojë të humbni peshë, normalisht duke konsumuar çdo ditë.
4. Lëngu i boronicës dhe dardhës
Boronicat e kuqe dhe dardha jo vetëm që ju ndihmojnë të humbni peshë duke rritur metabolizmin tuaj, por ato gjithashtu ju ndihmojnë të rritni nivelet e përgjithshme të energjisë dhe i dërgojnë trupit tuaj gjithë vitaminat esenciale dhe proteinat që ai ka nevojë. Në të njëjtën kohë, është një fakt i njohur që lëngu i boronicave të kuqe është thelbësor për parandalimin e infeksioneve të shumta të fshikëzës.
Dardha, nga ana tjetër, ju shton magnezin, kaliumin dhe fosforin dhe është thelbësore në shëndetin tuaj, për të mos përmendur se është shumë e pasur me vitaminë C dhe kalcium, të cilët janë të rëndësishëm për mbajtjen e kockave tuaja të shëndetshme dhe të fortë.
5. Kafeja e zezë
Në fund, kafeja e zezë është e njohur për përmbajtjen me bollëk të përfitimeve shëndetësore – jo vetëm që përmban antioksidantë për të luftuar radikalet e lira dhe që ulë rrezikun për disa lloje të kancerit, por ajo gjithashtu redukton rrezikun nga diabeti dhe sëmundje të zemrës.
Në të njëjtën kohë, kafeina është e përkryer për rritjen e metabolizmit tuaj dhe për rritjen e kalorive që keni djegur. Keni kujdes sepse në qoftë se dëshironi të humbni peshë duke pirë kafe të zezë duhet ta konsumoni atë pa qumësht dhe pa sheqer, sepse sheqeri mund të rritë numrin e kalorive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City