Innovation Centre Kosova ka lansuar thirrjen e parë të edicionit të femrave për startups apo ndërmarrje të reja të udhëhequra nga femrat të bëhen pjesë e Inkubatorit të ICK.
Ekipet që do të fitojnë të drejtën të bëhen pjesë e Inkubatorit do të kenë mundësi që përpos shërbimeve të inkubatorit (zyre, hapësira punuese “coworking”, salla të konferencës, konsulencë, mentorimi, trajnime, rrjetëzim etj.) të përfitojnë edhe grante deri në 3,000 euro të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e idesë apo biznesit. Ekipet në Innovation Centre Kosovo do të përfitojnë
edhe nga ligjerata nga folës ndërkombëtarë me përvojë në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit.
Përveç kësaj, bizneset e reja në kuadër të programit të inkubatorit përfitojnë nga shërbimet online të mirënjohura, si Amazaon Web Services dhe Microsoft BizSpark, të cilat ndihmojnë në kursimin e shumë parave. Gjithashtu të gjitha ekipet e inkubatorit përfitojnë drejtpërdrejt nga ngjarjet vendore dhe ndërkombëtare si: Global Entrepreneurship Network (GEN), Hello Tomorrow Challenge, Startup Grind nga Google for Entrepreneurs, Startup Week, NASA Space Apps Challenge e të tjera.
“Për momentin në ICK janë tri ekipe që udhëheqin nga femrat dhe disa që janë pjesë e ekipeve të tjera në inkubatorë, por ne si ICK dëshirojmë që ta rrisim këtë numër në mënyrë që në të ardhmen të kemi gjithnjë e më shumë femra sipërmarrëse në Kosovë duke u fokusuar në teknologji dhe informacion.” thotë Safet Rama, menaxher i Inkubatorit në ICK. Pra, ICK ndihmon femrat në Kosovë në shndërrimin e ideve në biznese të reja të suksesshme”.
Innovation Centre Kosovo është plotësisht e përgatitur në të gjitha aspektet për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe biznesit, me theks në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK), që përfshinë kompjuterë, aplikacione softuerike, internet, aplikacione mobile dhe të bazuara në Ueb-faqe, bazat e të dhënave etj. Femrat me ide të mira në TIK të cilat dëshirojnë të fillojnë biznes janë të mirëseardhur që të aplikojnë online për tu bërë pjesë e Inkubatorit (afati i fundit: 2 qershor 2016).
Por edhe femrat qe tashme janë duke udhëhequr kompanitë e tyre për më pak se dy vite dhe dëshirojnë ta zgjerojnë biznesin e tyre, mund të aplikojnë online. Plotësimi i formularit online është faza e parë e procesit për t’u bërë pjesë e inkubatorit në ICK.
Pas datës 2 qershor, komisioni vlerësues i ICK-së do t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet për të parë se cilat aplikacione shkojnë në fazën e dytë të procesit. Për më shumë informata në lidhje me këtë, shihni udhëzimet në lidhje me ftesën publike për aplikim (në gjuhën shqipe, serbe apo angleze). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe